🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,442 ▼ -0.17% ETH $2,002 ▲ +0.69% XRP $1.3404 ▲ +0.79% SOL $83.0900 ▼ -0.07%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

2016, kontrolli i tatimeve në 24 biznese zbulon evazionin 26 mln euro

Nga viti i kaluar, administrata tatimore ka nisur kontrollet në bazën e analizës së riskut. Sektorët dhe bizneset janë seleksionuar më parë nga sistemi elektronik si të dyshuara për evazion dhe më pas tatimet kanë ushtruar kontrolle dhe verifikime në terren.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet u zbuluan rreth 3.6 miliardë lekë (26 mln euro) në vetëm 24 biznese. Në total zbulimet nga kontrollet kanë një vlerë prej 10.8 miliardë lekësh (78 mln euro).

Nga Sektori i Analizës së Riskut në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale në zbatim të Rregullores “Mbi procedurat e zgjedhjes për kontroll” janë përzgjedhur 2,155 tatimpagues gjithsej për kontroll për vitin 2016. Nga të cilat  1,245 tatimpagues janë planifikuar për kontroll të plotë  dhe 910 tatimpagues për vizita fiskale.

Për periudhën janar-dhjetor 2016 janë realizuar 2,111 kontrolle gjithsej  me një diferencë prej 44 tatimpaguesish, ose 98% e planit të kontrolleve.

Zbulime me rëndësi, sipas tatimeve, referuar kontrolleve gjatë vitit 2016 rezultojnë nga 24 kontrolle në shumën 3,597,438 mijë lekë ose 33% të zbulimeve gjithsej prej 10,808,623 mijë lekë.

Sipas llojit të kontrollit, nga 1,107 kontrolle të planifikuara, 533 kontrolle janë të plota dhe 574 janë vizita fiskale.

Sipas tatimeve zbulueshmëria ka rezultuar pozitive në Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore e lidhur kjo edhe me aksionet në kuadër të luftës kundër informalitetit.  Zbulimi çoi në skemën e sigurimeve 103 milionë lekë më shumë.

Nga 14 drejtoritë  Rajonale, vetëm 5 prej tyre rezultojnë me realizim të tejkalimit të planit të kontrolleve tatimore të planifikuara. Drejtoria rajonale e Tiranës ka realizuar 376 kontrolle nga 343 kontrolle të planifikuar ose në 109.6%. Drejtoria e Fierit ka realizuar 220 kontrolle nga 203 të planifikuara ose me 108.4%, ajo e Lezhës ka realizuar 58 kontrolle nga 56 të planifikuar ose 103.6%, ajo e Elbasanit ka realizuar139 kontrolle nga 135 të planifikuar ose 103.0% dhe ajo e Vlorës ka realizuar 78 kontrolle gjithsej nga 77 të planifikuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.