Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 06 April 2026
S&P 500 6,595 ▲0.19%
DOW 46,560 ▲0.12%
NASDAQ 21,923 ▲0.2%
NAFTA 112.10 ▲0.5%
ARI 4,687 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,604 ▲ +3.49% ETH $2,138 ▲ +4.13% XRP $1.3394 ▲ +3.06% SOL $81.6400 ▲ +2.67%
S&P 500 6,595 ▲0.19 % DOW 46,560 ▲0.12 % NASDAQ 21,923 ▲0.2 % NAFTA 112.10 ▲0.5 % ARI 4,687 ▲0.15 % S&P 500 6,595 ▲0.19 % DOW 46,560 ▲0.12 % NASDAQ 21,923 ▲0.2 % NAFTA 112.10 ▲0.5 % ARI 4,687 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Protesta dhe grevë urie në Beograd pas zgjedhjeve të së dielës

Kundërshtarët e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dolën në rrugë të hënën në mbrëmje duke protestuar ndaj siç thanë, manipulimit të zgjedhjeve të se dielës, të cilat sipas vëzhguesve ndërkombëtar u përshkuan me shumë parregullsi.

Në Beograd, disa mijëra veta u mblodhën para selisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke brohoritur “hajdutë”, ndërsa udhëheqësit e opozitës hynë në seli për të paraqitur ankesa zyrtare me pretendimet për mashtrime në zgjedhjet për kryeqytetin serb.

Një nga udhëheqësit e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiç tha se Komisionit i janë paraqitur kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në Beograd.

“Kemi dorëzuar të gjitha vërejtjet tona, dëshmitë, regjistrimet dhe gjithçka që duhet të shohë Komisioni i Zgjedhjeve, përfshirë dëshmitë se në çfarë kushtesh janë mbajtur zgjedhjet dje dhe si është kryer vjedhja brutale në qendrat e votimit, se si njerëzit nga Republika Serbe, nga Bosnja, u sollën (për të votuar). Shefi i Komisionit nuk arriti të na japë një përgjigje të vetme për asnjë pyetje, përfshirë pyetjen: Si është e mundur që ministri i Policisë nga Bosnja dhe Hercegovina të vijë për të votuar në Beograd? Sipas cilit ligj?”, tha ai

Miroslav Aleksiç dhe udhëheqësja tjetër e opozitës Marinika Tepiç thanë se do të mbajnë grevë urie deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Përgjatë protestës pati përpjekje për të hyrë në selinë e Komisionit mbi ndërtesën e të cilit protestuesit hodhën vezë, domate dhe letra higjienike.

Partia Përparimtare Serbe e presidentit Vuçiç, fitoi zgjedhjet parlamentare të së dilës sipas rezultateve paraprake. Megjithatë, një grup opozitar tha se zgjedhjet për qytetin e Beogradit, u vodhën dhe paralajmëroi se nuk do ta njohë rezultatin dhe do të kërkojë rivotim.

Presidenti serb u shfaq në televizionin shtetëror RTS të hënën në mbrëmje, duke deklaruar se “zgjedhjet ishin të drejta” dhe se ai donte “t’u thoshte njerëzve të mos shqetësohen … paqja, ligji dhe rendi do të mbizotërojnë”.

Në një deklaratë paraprake, një mision i përbërë nga përfaqësues të mbikëqyrësve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut tha se votimi ishte “dëmtuar nga retorika e ashpër, trysnia ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.

Nën udhëheqjen e presidentit Vuçiç, Serbia u bë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por opozita akuzon bllokun se po mbyll një sy ndaj mangësive demokratike të vendit në këmbim të qëndrueshmërisë në rajonin e Ballkanit, ende i trazuar pas luftërave të viteve 1990.

Ministria e Jashtme gjermane duke shpërndarë raportimet e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë për keqpërdorim të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave shkroi se “kjo është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.