Ekonomia

208 familje do të shpronësohen nga ndërtimi i gazsjellësit TAP

Vendimi i fundit i qeverisë i ka hapur rrugë shpronësimit të 208 familjeve në rrethet Devoll, Korçë, Skrapar, Berat dhe Fier, tokat e të cilëve do të merren në përdorim nga gazsjellësi Trans Adriatik.

Sipas qeverisë, vlera totale e ketij proçesi do të jetë mbi 130 milionë lekë dhe do të paguhet nga shoqëria TAP AG, si subjekti kërkues i këtij shpronësimi. Vendimi i qeverisë përcakton parcelat që do të shpronësohen si dhe ka përcaktuar vlerat përkatëse financiare për familjet që preken. “Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, dhe ata, të cilëve pronat u merren në përdorim të përkohshëm, do të kompensohen në vlerë të plotë,” thuhet në vendim.

Për të marrë pagesën, familjet duhet të dorëzojnë pranë shoqërisë TAP dokumentacionin e plotë të pronësisë, vërtetimin bankar lidhur me numrin e llogarisë dhe IBAN-in, si dhe kopjen e kartës së identitetit, të shoqëruar me një kërkesë për shpronësim.

Projekti i ndërtimit të gazësjellësit Trans Adriatik nisi korrikun e vitit të shkuar në Shqipëri dhe po përparon në disa zona. Gjatë këtij viti, projekti përfshin ndërtimin e rrugëve dhe urave ndihmëse në zonat e Korçës, Beratit dhe Fierit si dhe fillimin e shpërndarjes së tubacioneve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button