Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 06 April 2026
S&P 500 6,601 ▲0.28%
DOW 46,602 ▲0.21%
NASDAQ 21,963 ▲0.38%
NAFTA 111.59 ▲0.04%
ARI 4,698 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,994 ▲ +3.9% ETH $2,161 ▲ +5.09% XRP $1.3504 ▲ +3.89% SOL $82.1000 ▲ +3.08%
S&P 500 6,601 ▲0.28 % DOW 46,602 ▲0.21 % NASDAQ 21,963 ▲0.38 % NAFTA 111.59 ▲0.04 % ARI 4,698 ▲0.39 % S&P 500 6,601 ▲0.28 % DOW 46,602 ▲0.21 % NASDAQ 21,963 ▲0.38 % NAFTA 111.59 ▲0.04 % ARI 4,698 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

25 vjet pluralizëm, Meta: Shqipëria, sot një vend i respektuar

Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, organizuan të hënën një veprimtari në kujtesë të 25 vjetorit të parlamentit pluralist demokratik.

Në fjalën hapëse, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se ky moment është më shumë se një datë në kalendar, ajo është një pikë kthese në historinë e Shqipërisë, sepse na ndau përfundimisht nga e shkuara.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari u ndal tek reforma në drejtësi, e cila do t’i hape rrugën thellimit të modernizimit të institucioneve tona kushtetuese.

“Parlamenti i parë pluralist pati një jetë të shkurtër, por dha një mesazh të madh lirie. Ai i hapi rrugën perspektivës së demokracisë dhe ndryshimeve të mëdha historike. Po ashtu, ai i hapi rrugën dhe një procesi të jashtëzakonshëm e të panjohur, me fare pak ekspertizë, ndryshimit të legjislacionit, duke hedhur bazat e legjislacionit të ri të një shteti demokratik e modern”, tha Meta.

Më tej, ai vuri në dukje rolin e pazëvendësueshëm që Kuvendi i Shqipërisë ka luajtur në të gjitha proceset transformuese, duke u shndërruar në institucionin më të rëndësishëm të ballafaqimit politik në vend, përmes dialogut e konsensusit, por dhe bojkotit e bllokimeve për gjetjen e zgjidhjeve ligjore për të gjitha çështjet në interes të vendit dhe qytetarëve.13006608_1008041575933401_3943586614167948247_n

Veprimtaria legjislative është sot një nga instrumentet më aktivë në institucionet e shtetit, por dhe për integrimin europian të Shqipërisë, theksoi Meta. Parlamentarizmi sot është më shumë se kurrë në vëmendjen e publikut, ai është një instrument i qortuar dhe i kritikuar, por edhe më transparent e dinamik në vendimmarrje, tha kreu i Kuvendit.

Duke u ndalur tek tek sfida madhore e reformës historike në drejtësi, Meta shprehu ‘bindjen e palëkundur’, se kjo reformë madhore do të përmbyllet me sukses sa më parë, për t’i hapur rrugën thellimit të modernizimit të institucioneve tona kushtetuese, rritjes së besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë në vend dhe përmirësimit të klimës së besimit të biznesit në vend dhe sidomos investimeve të huaja.

Shqipëria sot ka ndryshuar ajo është e respektuar në arenën ndërkombëtare, ajo është një anëtare e denjë e NATO-s dhe kandidate për BE. Në maj Kuvendi ynë do të jetë mikpritësi i zhvillimeve të rëndësishme ku për herë të parë në Tiranë do të mbahet Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Megjithatë, shtoi, kryeparlamentari na mbetet ende shumë punë për të bërë për të çuar para reformat dhe për t’u garantuar qytetarëve tanë një demokraci më funksionale.
Ai shprehu mirënjohjen e thellë për partnerët ndërkombëtarë SHBA-në e BE-në, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në inkurajimin e reformave të rëndësishme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.