🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▼0.01%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,829 ▼0.06%
NAFTA 109.18 ▲9.05%
ARI 4,703 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,766 ▼ -2.99% ETH $2,054 ▼ -3.78% XRP $1.2922 ▼ -4.68% SOL $78.6200 ▼ -6.02%
S&P 500 6,575 ▼0.01 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,829 ▼0.06 % NAFTA 109.18 ▲9.05 % ARI 4,703 ▼2.29 % S&P 500 6,575 ▼0.01 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,829 ▼0.06 % NAFTA 109.18 ▲9.05 % ARI 4,703 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Investoi 3.5 milionë lekë si Bono Thesari në emër të nënës, kërkohet konfiskimi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga gjykata konfiskimin e shumës 3.5 milionë lekë të reja, të investuara në bono thesari pranë Bankës së Shqipërisë nga ana e shtetases Zenepe Cenaj, banuese në Shkodër, pasi është provuar se këto para ajo i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i djalit të saj, Ylber Cenaj, i arrestuar në Francë për “trafik lëndësh narkotike”.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për hetim pasuror, pas informacionit të mbërritur nga autoritetet franceze mbi arrestimin e shtetasit Ylber Cenaj.

Sipas të dhënave nga Franca, ky shtetas, së bashku me 25 persona të tjerë, janë arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në qytetin e Perizhe, pranë Bordosë, në të cilin policia franceze ka zbuluar një rrjet që trafikonte dhe shpërndante lëndë narkotike tip kanabis, kokainë, etj., në lokalet e natës së zonës.

Sipas autoriteteve franceze, aktiviteti i këtij grupi kishte funksiononte që prej vitit 2011. Pikërisht në këtë kohë, shtetasi Ylber Cenaj ka dërguar në Shqipëri një sasi parash, të cilat janë investuar nga e ëma e tij në bono thesari pranë Bankës së Shqipërisë. Nga hetimi i kryer prej Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se shtetasja Zenepe Cenaj nuk ka pasur asnjë mundësi reale që të krijonte të ardhura të këtyre përmasave. Për këtë arsye, Akuza ka krijuar bindjen e plotë se paratë e kanë prejardhje nga veprimtaria kriminale e të birit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.