🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,797 ▼0.13%
DOW 51,667 ▼0.35%
NASDAQ 27,174 ▼0.26%
NAFTA 94.30 ▲0.6%
ARI 4,180 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,240 ▲ +0.94% ETH $2,508 ▼ -0.03% XRP $1.3682 ▲ +0.42% SOL $107.4300 ▼ -0.07%
S&P 500 7,797 ▼0.13 % DOW 51,667 ▼0.35 % NASDAQ 27,174 ▼0.26 % NAFTA 94.30 ▲0.6 % ARI 4,180 ▼0.26 % S&P 500 7,797 ▼0.13 % DOW 51,667 ▼0.35 % NASDAQ 27,174 ▼0.26 % NAFTA 94.30 ▲0.6 % ARI 4,180 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

4 530 aktivitete dhe miliona euro! Berisha: Zgjedhjet u blenë me paratë e shtetit

29 maj 2026 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias lidhur me ligjin për financimin e partive politike, ku ngriti akuza të forta për pabarazi financiare gjatë zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ai tha se çështja e financimit të partive është “më themelorja e procesit zgjedhor”, ndërsa pretendoi se diferenca mes financimeve të PD-së dhe PS-së ka qenë “nga 700 deri në 1 mijë herë”, madje sipas tij “të paktën 2700 herë” nëse përfshihen edhe shpenzimet nga buxheti i shtetit.

Sipas Berishës, gjatë fushatës elektorale, mazhoranca organizoi 4 530 aktivitete në një periudhë të ndaluar nga ligji, me kosto që sipas tij varionin “nga disa qindra euro deri në 7 milionë euro”, duke përmendur edhe organizimin e “Giro d’Italia” një ditë para zgjedhjeve.

“Një organizatë private e cila u kontraktua nga Edi Rama për ndikuar tek zgjedhësit. Këto 4530 aktiviteteve nuk janë tek 2.7 miliardëshi. Nëse e thashë 700 gabova, është të paktën 2700 sepse janë para buxheti këto”, u shpreh Berisha.

Akuzoi qeverinë se përdori fondet publike për ndikim elektoral, duke përmendur dhënien e 100 eurove për pensionistët gjatë fushatës, faljen e detyrimeve financiare për mijëra familje dhe biznese, si edhe prokurime publike që sipas tij arrijnë mbi 500 milionë euro.

Kreu i demokratëve ngriti akuza edhe për kultivimin e kanabisit, duke deklaruar se “29 mijë hektarë” janë dekretuar për mbjellje, ndërsa ligji parashikonte vetëm 200 hektarë.

“Kjo ishte farsa më e shëmtuar që kanë parë ndonjëherë”, tha ai, duke shtuar se të gjitha këto shqetësime iu paraqitën përfaqësuesve të Komisionit të Venecias.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.