☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 29 May 2026
S&P 500 7,583 ▲0.26%
DOW 50,990 ▲0.63%
NASDAQ 26,987 ▲0.26%
NAFTA 87.30 ▼1.8%
ARI 4,590 ▲1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $73,788 ▲ +0.26% ETH $2,025 ▲ +0.09% XRP $1.3252 ▼ -0.64% SOL $82.6500 ▼ -0.01%
S&P 500 7,583 ▲0.26 % DOW 50,990 ▲0.63 % NASDAQ 26,987 ▲0.26 % NAFTA 87.30 ▼1.8 % ARI 4,590 ▲1.27 % S&P 500 7,583 ▲0.26 % DOW 50,990 ▲0.63 % NASDAQ 26,987 ▲0.26 % NAFTA 87.30 ▼1.8 % ARI 4,590 ▲1.27 %
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
29 May 2026
Breaking
Politika

11 mijë aplikime në vetëm 4 ditë! Salla nga Lushnja: Do të mbështesim çdo fermer që plotëson kriteret

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi këtë të premte, më 29 maj, një vizitë në AgroPikën e Lushnjës, ku fermerët po marrin asistencë për aplikimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026.

Gjatë vizitës, i shoqëruar nga drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, dhe zëvendësministri Dhimitër Kote, Salla bëri të ditur se vetëm në katër ditët e para të aplikimeve janë regjistruar mbi 10 mijë e 500 aplikime në rang vendi, duke konfirmuar interesin e lartë të fermerëve për masat mbështetëse të këtij viti. 

“Fermerët kanë qenë të përgatitur, sepse skema është ndërtuar pas konsultimeve të drejtpërdrejta me ta. Kjo reflektohet edhe në interesin e lartë që po shohim në ditët e para të aplikimeve”, u shpreh ministri.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, ministri Salla evidentoi ndryshimet kryesore të Skemës Kombëtare 2026, mes tyre uljen e pragut për përfitimin në sektorin e blegtorisë nga 100 në 50 krerë për të imtat, si dhe rritjen e mbështetjes financiare për blegtorët.

Ministri nënvizoi gjithashtu mbështetjen për ndërtimin dhe rikonstruksionin e staneve, përfshirë investime në infrastrukturë, energji diellore, depozitimin e ujit dhe pajisje të nevojshme për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

Një tjetër element i rëndësishëm i skemës është mbështetja për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB), si dhe mundësia që fermerët të bashkojnë sipërfaqet për të përfituar nga masat mbështetëse për tokën bujqësore.

Salla theksoi se procesi i aplikimit po zhvillohet përmes tre mënyrave: AgroPikave, platformës e-Albania dhe njësive të qeverisjes vendore, duke garantuar transparencë dhe akses të plotë për fermerët në të gjithë vendin.

Gjatë kësaj vizite, drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku u interesua nga afër për ecurinë e aplikimeve dhe procesin e asistimit të fermerëve, duke vlerësuar punën e strukturave në terren dhe interesin e lartë të fermerëve për Skemën Kombëtare 2026, e cila është ndërtuar mbi kërkesat dhe prioritetet e vetë sektorit.

Skema Kombëtare 2026 ka një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh dhe aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 26 qershor. Ministri garantoi se mbështetja për fermerët do të vijojë dhe se qeveria mbetet e angazhuar për të mbuluar nevojat e sektorit bujqësor përmes instrumenteve të reja financiare dhe masave të dedikuara për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.