Kronika

40-vjeçari kërcënon një fëmijë: Më jep lekë ose do të vras ty dhe familjen

Kanos 10-vjeçaren për t’i vjedhur lekët babait të saj, arrestohet gjobëvënësi 40-vjeçar. Policia ka arrestuar shtetasin Arben Uka, 40 vjeç, banues në Lezhë.

Personi në fjalë ka kanosur minorenen A.M., 10 vjeçe, duke i thënë se do e vriste nëse nuk i jepte një shumë të caktuar parash. “Nëse nuk më jep para, do të vras ty, babin, familjen”, ka qenë kërcënimi që ai i ka bërë vogëlushes. Uka dhe minorenia jetonin në të njëjtën lagje.

Prej frikës, vogëlushja i ka vjedhur paratë babait të saj dhe ia ka dhënë 40-vjeçarit. Sipas të dhënave, shumat nuk kanë qenë të konsiderueshme. Ajo mund të merrte 1000-2000 lekë të reja.

Kur e mitura është kuptuar nga prindërit, ka treguar me detaje gjithçka ka ndodhur. Ata e kanë denoncuar rastin në polici dhe pas marrjes së dëshmisë, kanë arrestuar shtetasin Arben Uka.

Ky veprim ishte përsëritur disa herë dhe ndaj tij rëndon akuza “Shtytja e të miturit në krim” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button