400 mijë litra naftë në det, katastrofë mjedisore në brigjet e Kalifornisë
Ndotja me naftë e gati 15 kilometrave vijë bregdetare në jug të Kalifornisë detyroi autoritetet lokale të shpallin gjendjen e emergjencës.
Plot 400 mijë litra naftë u derdhën pas çarjes së një tubacioni në afërsi të Santa Barbarës dhe një pjesë e saj mbërriti deri në oqean.
Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown kerkoi ndihmë për mobilizimin e shpejtë të të gjithë burimeve në mënyrë që të mbrohet vija bregdetare.
Për Santa Barbarën kjo është e dyta “baticë e zezë” pas katastrofës mjedisore të vitit 1969.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.