Home / Kronika / “Shqiptarët i duhen Skocisë”, thirrja e priftit anglez: Ndihmojini, jepuni leje pune

“Shqiptarët i duhen Skocisë”, thirrja e priftit anglez: Ndihmojini, jepuni leje pune

Retorika e deputetëve konservatorë anglezë  dhe vetë ministres Suela Braverman ndaj shqiptarëve që mbërrin me gomone është shpalosur e ashpër në kufijtë e racizmit e diskriminimit.
Ndryshe nga deklarimet e tyre se “kriminelët shqiptarë po pushtojnë Anglinë”  kreu kishës në qytezën Manston ku mbahen emigrantët në një qendër pritje,  thotë se ata nuk duhet të dëbohen.
Sipas klerikut Guy Wilson i intervistuar nga The Epoch Times, Anglia ka nevojë për forcë punëtore dhe shqiptarët meritojnë të pajisen me leje pune.
““Ne e kemi për detyrim për tu kujdesur për ata duke u dhënë strehim e ushqim. Ne në Angli dhe Skoci kemi një forcë punë të reduktuar. Shumica e shqiptarëve që kanë mbërritur nga Shqipëria janë të moshës 18 deri 30 vjeç. Mundësia e punësimit të tyre duhet të shihet nga kryeministria e Skocisë Nicola Sturgeon. Ata mund ti bashkohen forcës së punës duke marrë leje punësimi në Skoci duke i dhënë shtytje ekonomisë së skoceze.”
Arben Berisha i sapo mbërritur në Angli tha për The Epoch Times se “ për anglezët të gjithë shqiptarët janë kriminelë. Jo, ne nuk jemi. Ne duam thjesht të punësohemi”. Sipas autoriteteve britanike këtë vit kanë mbërritur në shtetin ishull me gomone 12.000 shqiptarë.

One comment

  1. Po le ti marri Skocia shqiptaret se I duhen per barinj. Te njejten pune kane bere edhe ne Shqiperi ato qe shkojne me gomone drejt Anglise.

Leave a Reply

%d bloggers like this: