Home / Ekonomia / Shqipëria dhe Sllovenia, programe të përbashkëta në fushën e bletarisë

Shqipëria dhe Sllovenia, programe të përbashkëta në fushën e bletarisë

Shqipëria dhe Sllovenia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim me ministren e Bujqësisë të Sllovenisë Irena Šinko, gjatë vizitës që zhvilloi të enjten në Beograd, ku diskutoi për bashkëpunim të shtuar mes dy vendeve në sektorin rural.

Krifca tha se bashkëpunimi në bujqësi mes dy vendeve ka prioritet edhe për shkak të ngjashmërisë së strukturës me ferma të vogla, si dhe programeve të përbashkëta në fushën e bletarisë dhe angazhimin e rinisë në bujqësi si sfidë aktuale edhe për vendet europiane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: