☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.11 ▼2.5%
ARI 4,333 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,840 ▼ -3.28% ETH $1,731 ▼ -3.76% XRP $1.1678 ▼ -4.25% SOL $70.9400 ▼ -4.08%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.11 ▼2.5 % ARI 4,333 ▼1.11 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.11 ▼2.5 % ARI 4,333 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

Ervin Salianji, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u pyet nëse aspiron të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike në 23 maj.

Salianji u përgjigj kështu: “Kushdo që është në politikë dhe thotë që nuk kam ambicie nuk është i vërtetë, por kjo nuk është një fazë ku unë po diskutoj për ambicien time personale. Unë po diskutoj për rregullat që duhet të jenë në Partinë Demokratike dhe shqetësimi është ky: ndërkohë që ne flasim për rregulla loje, degët e Partisë Demokratike janë masakruar duke përjashtuar demokratë nga gara, duke përjashtuar demokratët nga e drejta e votimit dhe duke përzgjedhur vetëm anëtarësinë e cila i shkon sipas logjikës që mendon lidershipi i partisë, që ka në favor. Dhe pavarësisht se nuk ka rregulla loje, nuk ka lista të përcaktuara, nuk ka fushatë për kandidatët që t’u lihet kohë për fushatën, nuk ka alternativa që propozohen, vazhdojnë me këtë logjikën e uzurpimit të partisë”, tha Salianji.

Ai këmbënguli se nuk është momenti për të folur për kandidimin e tij.

“Do të kem shumë shpejt një përgjigje, pasi të shoh një rregullore që përcakton garën, sepse për momentin nuk ka. Nuk ka lista dhe nuk ka një numër anëtarësh të saktë se sa votojnë. Nuk është e përcaktuar se si dhe sa kohë do kenë kandidatët e kështu me radhë. Pra nuk kam një përgjigje në këtë moment”, u shpreh Salianji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.