☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,785 ▼ -0.35% ETH $1,914 ▼ -0.18% XRP $1.0379 ▲ +0.29% SOL $75.9500 ▲ +1.82%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

MPB-Maqedoni: Për dy ditë janë shqiptuar 1.026 dënime në trafik, janë ndaluar 34 persona

Gjatë dy ditëve të fundit (16/17.05.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta në komunikacion të realizuara nga nëpunës policorë të të gjitha sektorëve për punë të brendshme në rrugët anembanë vendit, nga gjithsej 1026 urdhërpagesa të lëshuara, 316 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkrur të lëvizjes.

Të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit janë 34 persona, prej të cilëve nëntë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 24 për vozitje pa patentë shoferi dhe një person për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtimin e automjetit.Në të njëjtën periudhë janë konfiskuar 23 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal.

Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë dy ditëve të fundit janë evidentuar 164 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 29 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Nga ana tjetër, në përputhje me rregulloret e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanksionuar 107 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë. Gjithashtu, janë sanksionuar 99 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.

Në përputhje me Ligjin për automjetet, 15 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa katër për shkak të parregullsive teknike.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (foliet).

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.