☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,785 ▼ -0.35% ETH $1,914 ▼ -0.18% XRP $1.0379 ▲ +0.29% SOL $75.9500 ▲ +1.82%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Politika

Hoxha: Në një epokë të shënuar nga dezinformimi, gazetaria e pavarur duhet mbrojtur

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë këtë të hënë, në konferencën e 11-të të OSBE-së për Median në Evropën Juglindore, me titull “Forcimi i Gazetarisë si një e Mirë Publike”.

Ai shprehet se Shqipëria mbetet e përkushtuar për forcimin e lirisë së medias, mbrojtjen e sigurisë së gazetarëve, promovimin e pluralizmit mediatik dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet evropiane si pjesë e rrugës sonë drejt anëtarësimit në BE.

“Në një kohë kur peizazhi mediatik është bërë gjithnjë e më kompleks dhe kudo sfidues, ne do të vazhdojmë të punojmë për të nxitur një mjedis ku gazetaria e lirë, e pavarur, profesionale dhe etike mund të lulëzojë, ku liria e medias jo vetëm që mbrohet, por forcohet, dhe ripërtërihet vazhdimisht.

Në një epokë të shënuar nga dezinformimi, polarizimi dhe realitetet dixhitale që evoluojnë me shpejtësi, mbrojtja e integritetit dhe pavarësisë së gazetarisë është më e rëndësishme se kurrë. Një mjedis më i sigurt për gazetarët dhe profesionistët e medias është thelbësor jo vetëm për institucione më të forta demokratike dhe besim më të madh publik, por edhe për shoqëri më të qëndrueshme, më të informuara dhe më të shëndetshme.”, shton  ai.

Mes të tjerash, ministri Hoxha shprehet se e vlerëson shumë bashkëpunimin me OSBE-në dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, në mbështetje të një peizazhi mediatik më të sigurt, më të lirë dhe më të  qëndrueshëm në të gjithë rajonin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.