☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,764 ▼0.26%
DOW 47,340 ▼0.77%
NASDAQ 22,677 ▼0.09%
NAFTA 87.72 ▲5.12%
ARI 5,185 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,733 ▲ +1.02% ETH $2,079 ▲ +1.85% XRP $1.4066 ▲ +0.9% SOL $87.9500 ▲ +1.85%
S&P 500 6,764 ▼0.26 % DOW 47,340 ▼0.77 % NASDAQ 22,677 ▼0.09 % NAFTA 87.72 ▲5.12 % ARI 5,185 ▼1.1 % S&P 500 6,764 ▼0.26 % DOW 47,340 ▼0.77 % NASDAQ 22,677 ▼0.09 % NAFTA 87.72 ▲5.12 % ARI 5,185 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Parlamentare

A do t’i kalojë LSI-së mandati i PS-së në Lezhë? (Lista)

Mandati i deputetit nga Lezha mund të përbëjë një pikë interesante në lëvizjen e ekuilibrave të brendshme të mazhorancës, pasi sipas të gjitha gjasave, me ikjen e Prengës nga Parlamenti, mandati i tij i kalon Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas Kodit Zgjedhor (neni 164, pika 1-3) mandati i kalon kandidatit pasues në listë. Kandidati pasues në listë është Kastriot Piroli, një zyrtar lokal në administratën e Lezhës, i cili ka qenë gjithashtu i dënuar nga gjykata me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

LISTA E PS LEZHE
lista

LISTA E LSI NE LEZHE
lista lsi

Dënimin dhe kryerjen e të paktën dy muajve burg e ka pranuar edhe vetë kandidati rreth dy vjet më parë kur u diskutua problemi i dy mandateve të lira në listën shumë-emërore.

E fundit në listën e kandidatëve të PS Lezhë është Mirela Neli, e cila bashkë me Mejreme Delishin kanë dhënë tashmë dorëheqje që prej shtatorit 2013 kur i hapën rrugë mandatit të ish-deputetit tjetër të dorëhequr, Arben Noka.

Në këto rrethana, bazuar në Kodin Zgjedhor, nëse shteron lista e kandidatëve të PS Lezhë atëherë mandati i kalon partisë aleate në koalicion (më 2013) me herësin më të lartë.

Referuar të dhënave të KQZ partia tjetër me herësin më të lartë është LSI me 2940 vota dhe mandati mund ti kaloje kandidatit tjetër në listë ish-deputetit të Partisë Agrare rreth një dekadë më parë, Petrit Gjoni.

Teorikisht mund të ndodhë që PS ta kalojë mandatin tek personi i dënuar, Kastriot Piroli, i cili ka kohë dy muaj të provojë nëse ka qenë i dënuar apo jo, aq sa është edhe mandati real kohor i këtij parlamenti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.