Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 95.64 ▲2.81%
ARI 4,450 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,178 ▲ +0.97% ETH $2,498 ▲ +0.98% XRP $1.4256 ▲ +2.35% SOL $104.0800 ▲ +1.24%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.64 ▲2.81 % ARI 4,450 ▲0.24 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.64 ▲2.81 % ARI 4,450 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

“A nuk ju vjen turp? Lëreni Shqipërinë të qetë!”- Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të Demokratëve Europianë, të cilët e akuzuan se nuk pranon kundërshtimin politik.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘X,’ Rama është përgjigjur duke iu referuar incidenteve të një dite më parë pranë Kuvendit, ku deputetët u përballën me fyerje, dhunë fizike dhe hedhje vezësh e gurësh teksa përpiqeshin të hynin në Parlament.

Një prej episodeve ka qenë edhe ai i fyerjeve dhe përndjekjes së deputetes socialiste Iris Luarasi, për të cilën nuk pati asnjë sensibilizim nga opozita apo Demokratët Evropianë. Dhe reagimin e tij Rama e shoqëron me pamjet e fyerjeve dhe përndjekjes që u bë dje.

Deklarata e plotë e Edi Ramës:

Pra, për llojin tuaj të veçantë të demokratëve dembelë, pengimi i deputetëve që të hyjnë në seancën hapëse të Parlamentit është ‘kundërshtim’?

Ndoshta nga rehatia e tastierës suaj duket kështu. Por jo për kolegët tuaj shqiptarë, nga e djathta në të majtë, të cilët u detyruan të kalonin përmes një korridori me fyerje verbale dhe dhunë fizike, me vezë dhe madje edhe gurë që u hodhën ndaj tyre, vetëm për të mbërritur në vendin e punës.

A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme dhe ta shisni atë si kundërshtim demokratik? Me sa duket, jo.

Meqë ra fjala, shikoni se si një deputete e nderuar, një akademike e respektuar dhe një mbrojtëse gjerësisht e njohur e të drejtave të grave, abuzohet nga modelet tuaja të ‘kundërshtimit’, ndërsa thjesht përpiqet të arrijë në vendin e saj të punës.

Dhe kjo nuk ishte as më e keqja nga ato që kolegëve tuaj shqiptarë iu desh të përballonin dje.

Keni ndonjë gjë për të thënë për këtë formë të veçantë të ‘kundërshtimit’ nga podiumi juaj i lartë demokratik? Apo shqetësimi juaj për demokracinë përfundon aty ku fillojnë faktet e pakëndshme?

Dhe ju lutem, lëreni Shqipërinë të qetë dhe mos e tërhiqni Shqipërinë në këtë. Shqipëria është një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë. Ajo nuk e meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve që shkëmbejnë faktet me angazhim të lirë politik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.