☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.6% ETH $2,267 ▲ +0.92% XRP $1.2519 ▲ +0.28% SOL $95.4300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE-së: Nuk duhet të merret asnjë vendim pa u konsultuar në nivelin kombëtar

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka deklaruar nga Pogradeci se për reformën territoriale ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, ndërsa procesi ndodhet në fazën e diskutimeve dhe konsultimeve. I pyetur nëse, bazuar në monitorimin e kryer nga OSBE-ja, procedurat e konsultimit për reformën territoriale janë zhvilluar në mënyrën e duhur, Tarran tha se është ende herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar.

“Mesa di unë, ende nuk është vendosur asgjë. Jemi akoma në fazën e diskutimit, jemi akoma në fazën e konsultimit. Nuk duhet të merret asnjë vendim pa u konsultuar në nivelin kombëtar, por edhe në nivelin lokal”, deklaroi ambasadori. Ai theksoi se konsultimi është ende një proces në zhvillim dhe se vetëm në një fazë të mëvonshme mund të vlerësohet nëse ka qenë i mjaftueshëm apo nëse janë evidentuar problematika. “Me sa di unë, ky konsultim është një proces që tani bëhet dhe është akoma herët për të thënë nëse ky konsultim u bë në mënyrë të mjaftueshme ose nëse ka pasur problem nga kjo pikëpamje”, u shpreh Tarran.

Ambasadori i OSBE-së sqaroi gjithashtu se organizimi territorial i Shqipërisë është një çështje që i takon vetë vendit dhe se OSBE-ja nuk imponon një model të caktuar.

“Së pari, unë nuk përfaqësoj këtu BE-në, unë jam përfaqësues i OSBE-së dhe në OSBE kemi 57 vende pjesëmarrëse me sisteme shumë të ndryshme”, tha ai.

Duke sjellë si shembull Francën, vendin e tij të origjinës, Tarran theksoi se modelet e organizimit territorial ndryshojnë ndjeshëm nga një shtet në tjetrin. “Unë vij nga një vend që për këtë çështje ka një situatë shumë të veçantë. Deri tani kemi 35 mijë komuna/bashki në Francë. Ka vend tjetër ku ka disa dhjetëra bashki. Nuk ka një model që ne imponojmë apo e konsiderojmë si më të mirë”, deklaroi ambasadori.

Sipas tij, çdo vend duhet të përcaktojë vetë mënyrën e organizimit të administratës territoriale, duke marrë në konsideratë historinë, traditat dhe nevojat e tij. “Çdo vend ka historinë e vet, çdo vend ka traditat e veta, çdo vend ka nevojat e veta. Dhe sigurisht është puna e vendit, e Shqipërisë, që të vendosë si duhet të organizohet administrata territoriale, me 61 bashki siç është rasti tani, ose me 100, 40 apo 3000. Nuk është puna ime që t’ju tregoj si duhet të organizohet administrata lokale”, u shpreh Tarran.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.