Bota

Abbott: Do të marrim pjesë në koalicionin kundër ISIS-it

ee466-621x350Australia njoftoi sot dërgimin e 600 ushtarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadrin e koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik i shtrirë në Irak dhe Siri, që SHBA-ja po përpiqet të krijojë.

Ky njoftim vjen dy ditë pas rritjes nga kryeqyteti australian, Canberra, të nivelit të alarmit përballë kërcënimit që paraqesin luftëtarët australian xhihadistë që kthehen nga Iraku dhe Siria.

“Dërgimi i 400 pilotëve dhe rreth 200 ushtarakë të tjerë në Emiratet e Bashkuara Arabe vjen pas kërkesës zyrtare të dërguar nga SHBA-ja”, deklaroi kryeministri australian, Tony Abbott, gjatë një konference për shtyp në Daruin.

“Nuk bëhet fjalë për njësi luftimi. Por australia kërkon të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për pengimin e përkeqësimit të krizës humanitare”, vazhdoi ai.

“Canberra kërkon të angazhohet në operacionet ndërkombëtare për shkak të kërcënimit që përfaqëson ky kult i vdekjes jo vetëm për popullsinë irakiane, jo vetëm për popullsitë në Lindjen e Mesme por edhe për të gjithë botën, duke përfshirë edhe Australinë”, theksoi Abbott.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button