☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.54 ▲1.59%
ARI 4,655 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,074 ▲ +1.92% ETH $2,506 ▲ +0.98% XRP $1.4541 ▲ +4.57% SOL $109.0300 ▲ +12.04%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.54 ▲1.59 % ARI 4,655 ▲0.03 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.54 ▲1.59 % ARI 4,655 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Bota

AUSTRALI: Përkeqësohet mungesa e karburantit, 500 stacione mbeten pa furnizim

Mungesat e karburantit në të gjithë Australinë janë përkeqësuar, me mbi 500 stacione furnizimi të raportuara pa të paktën një lloj karburanti ndërsa dhjetëra prej tyre kanë mbetur plotësisht pa furnizim.

Ministri i Energjisë, Chris Bowen, sipas ABC News, tha se 520 stacione në nivel kombëtar po përballen me mungesa me të paktën një lloji karburanti.

Në Uellsin e Ri Jugor, autoritetet thanë se nga rreth 2.400 stacione, 32 nuk kishin fare karburant, 313 u mungonte të paktën një lloj që zakonisht ofrojnë ndërsa 187 ishin pa naftë.

Zyrtarët thanë se të gjitha stacionet që kishin mbetur plotësisht pa furnizim ndodheshin në zona rajonale, duke theksuar presionin mbi komunitetet rurale. Autoritetet e përshkruan situatën si një problem shpërndarjeje dhe jo si një mungesë totale të furnizimit.

Qeveria federale ka ndërmarrë hapa për të lehtësuar presionin, përfshirë uljen e përkohshme të standardeve për naftën për gjashtë muaj për të rritur furnizimin. Bowen tha se një pjesë e rezervave të karburantit të vendit është liruar për të stabilizuar disponueshmërinë.

Mungesat vijnë në një kohë kur Australia, shumë e varur nga importet e karburantit, përballet me rritje të cenueshmërisë ndaj ndërprerjeve të furnizimit dhe kërkesë në rritje të lidhur me konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.