☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.44 ▼0.09%
ARI 4,074 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,929 ▼ -4.62% ETH $2,240 ▼ -6.21% XRP $1.1872 ▼ -9.25% SOL $90.1300 ▼ -5.54%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.44 ▼0.09 % ARI 4,074 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.44 ▼0.09 % ARI 4,074 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore: Java e 36-të dhe e fundit luhet e gjitha të dielën

Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet e gjitha ditën e diel, me të pesë ndeshjet që janë planifikuar të nisin në ora 16:00. Fundjava pritet të jetë vendimtare për fatet e disa skuadrave, pasi do të përcaktohet ekipi i dytë që do të zbresë nga kategoria, si edhe skuadra që do të luajë në ndeshjen “play-out”.

Vora, Bylis, Teuta dhe Tirana do të luajnë gjithçka në 90 minutat e fundit të sezonit të rregullt, në një javë që premton emocione dhe rivalitet deri në fund.

Sfida direkte mes Vorës dhe Bylisit, që do të zhvillohet në stadiumin “KF Vora”, konsiderohet një nga përballjet më të rëndësishme të javës, me të dyja skuadrat që synojnë fitoren. Një tjetër duel vendimtar do të luhet në Durrës, ku Teuta pret Egnatian në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët kanë nevojë për tre pikët për të mbajtur gjallë objektivin e mbijetesës.

Tirana do të përballet në transfertë me AF Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena”, në një nga sfidat më delikate të sezonit për bardheblutë. Kryeqytetasit renditen aktualisht në vendin e gjashtë me 41 pikë dhe synojnë rezultat pozitiv për të shmangur skenarët e rrezikshëm në fundin e kampionatit.

Në dy takimet e tjera të javës, Vllaznia do të presë Flamurtarin në “Loro Boriçi”, ndërsa Partizani do të luajë në shtëpi ndaj Dinamo City-t në stadiumin “Arena e Demave”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.