Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,673 ▲1.08%
DOW 52,667 ▲1.16%
NASDAQ 26,401 ▲1.22%
NAFTA 99.83 ▼2.59%
ARI 4,406 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,768 ▲ +0.67% ETH $2,575 ▲ +4.79% XRP $1.3691 ▲ +0.85% SOL $102.1300 ▲ +2.21%
S&P 500 7,673 ▲1.08 % DOW 52,667 ▲1.16 % NASDAQ 26,401 ▲1.22 % NAFTA 99.83 ▼2.59 % ARI 4,406 ▼0.04 % S&P 500 7,673 ▲1.08 % DOW 52,667 ▲1.16 % NASDAQ 26,401 ▲1.22 % NAFTA 99.83 ▼2.59 % ARI 4,406 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Shpallet projekti fitues i rikualifikimit të Pallatit të Kongreseve dhe kullën ngjitur

Fituesi i garës për rikualifikimin e Pallatit të Kongresit është “Herzog & de Meuron Basel Ltd” dhe Julian Beqiri + “Marsela Demaj” + “Michel Desvigne (MDP)” + “Gentian Shkurti” + “SUEB INDUSTRIES sh.p.k.” + “The Space Factory Ltd” + “KLAR” sh.p.k.

Gjatë prezantimit të zhvilluar paraditen e kësaj të marte, përfaqësues të ekipit fitues shpjeguan projektin, i cili nënvizonte ndërhyrje minimale në projektin ekzistues dhe afron jetën urbane ndaj publikut.

“Ne duam të ndërhyjmë në mënyrë minimaliste tek Pallati i Kongreseve. Kjo ndërtesë, për kohën kur është ndërtuar, ka qenë novatore dhe mbart histori”, u shprehën arkitektët.

Koncepti bazohet në katër ose pesë ndërhyrje kryesore, duke e rrethuar ndërtesën me një hapësirë të gjelbër që funksionon si “dhoma e pritjes” e kompleksit. Projekti përfshin krijimin e një sheshi të ri publik, riorganizimin e qarkullimit të këmbësorëve dhe një atrium që zbret gradualisht në nivelet e poshtme, duke krijuar efektin e një pylli urban.

“Sheshi i ri i gjelbër që do të kalojë shkallë pas shkalle poshtë do të duket si një pyll dhe si një hapësirë që përdoret nga të gjithë”, thanë projektuesit.

Brenda godinës, propozohen përmirësime të akustikës, zëvendësimi i çatisë me një strukturë çeliku dhe krijimi i gjashtë sallave të reja konferencash me kapacitet të përgjithshëm prej rreth 1,600 personash. Projekti përfshin gjithashtu një kullë multifunksionale me zyra dhe hotel.

Juria u bëri thirrje fituesve që të marrin parasysh lartësinë e kullës dhe pjesën e sipërme për të përmirësuar hapësirat publike. Në vend të tretë, sipas jurisë, u renditën “Studio GANG” + “Gener 2” sh.p.k. + “AD-STAR sh.p.k.” + “Digi Print” + “Besart Papa” + “Rudina Papavasili”, kurse në vend të dytë “MVRDV B.V” + “AEI Progetti Srl” + “IRI sh.p.k.” + “Jason Bruges Studio Ltd” + “Charcoalblue International Ltd” + “Arup Engineering Trading as Ove Arup & Partners Ireland Ltd” + “Bami Holding” sh.p.k.

Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve, prezantohen pesë projektet finaliste, me… kulla

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.