Shkroi një gazetë greke? Po ekranet shqiptare pse heshtën?

Në tre ditët e fundit Tirana ka parë diçka që nuk lindi në studio televizive, nuk u projektua nga partitë kryesore (që u rreshtuan bashkë si në kohën e zborit) dhe nuk u ndërtua nga regjitë e zakonshme të opinionit publik. Protesta për Zvërnecin dhe Nartën u rrit nga terreni, nga qytetarët, nga aktivistët, nga banorët, nga rrjetet sociale dhe nga pamjet e dhunës që nuk mund të fshiheshin dot më sepse falë teknologjisë të gjithë e kemi nga një smartphone në xhep që na lidh me dynjanë aq sa ca prej nesh nuk shikojnë as televizor. Ajo u rrit sepse njerëzit panë një zonë të mbrojtur të rrethohej si pronë private e pushtuesit të këtij pushteti zgjeps, panë roje private që silleshin si terminatorë që vinin nga nuk e di se ku, panë policinë e tulatur që nuk ishte aty për të mbrojtur as qytetarin dhe as veten e vet sepse i kishte sytë me lot nga spraji i piperit, dhe panë një qeveri që, në vend të jepte përgjigje për vijën e kuqe të shkelur në një zonë të mbrojtur, prodhoi vijën e saj të vjetër të mbrojtjes, konspiracionin.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.