☁️
Tiranë 7°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.84 ▲1.91%
ARI 4,541 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,457 ▲ +0.62% ETH $2,018 ▲ +1.67% XRP $1.3209 ▼ -0.22% SOL $82.2600 ▲ +1.34%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.84 ▲1.91 % ARI 4,541 ▼0.35 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.84 ▲1.91 % ARI 4,541 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Abuzuan me projektin e kamerave në Tiranë, “Arrest shtëpie” për tre ish-zyrtarët e policisë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për tre ish-zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të cilët u ndaluan me urdhër të Prokurorisë me 13 shkurt 2015, të dyshuar për veprat penale  të “Shpërdorimit të detyrës…” dhe “Falsifikimit të dokumenteve…”, në zhvillimin e procedurave të prokurimit publik për projektin e kamerave dhe instalimin e tyre në Tiranë, në vitin 2010.

26B4650C5E37C014B8954A28D1C52E8CNë vijim të hetimeve, në bazë të materialit referues të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), të premten e kaluar, Prokuroria e Tiranës nxori urdhrin e ndalimit për shtetasit K. Kukaj, ish-Shef i Sektorit të Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si edhe dy ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni; A. Hysko, dhe B. Martini, ish-specialist dhe ish-juriste në sektorin e prokurimeve.

Gjykata argumentoi se  një familjar i afërt i K.Kukajt, vuan nga një  sëmundje që kërkon praninë e tij të vazhdueshme, e për pasojë është lënë në “Arrest shtëpie”. Ish-specialist,  A. Hysko, vuan nga një sëmundje që kërkon kujdesie të vazhdueshme jashtë ambienteve të paraburgimit, e për pasojë gjykata vendosi të njëjtën masë sigurie, ndërsa për juristen B. Martini është prokuroria ajo që kërkoi këtë masë në gjykatë. Me anë të falsifikimit të dokumenteve të tre personat e lartpërmendur dyshohet se kanë përfituar shumën prej 758 mijë dollarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.