Ekonomia

Adria Airways nga 31 marsi ofron dy destinacione të reja me fluturime direkte, Paris dhe Bruksel

Kompania sllovene Adria Airways nga data 31 mars do të ofrojë fluturime direkte në dy destinacione të reja nga Tirana drejt Parisit dhe Brukselit.

Aeroporti Sipas zyrës së shtypit të kompanisë, fluturimi drejt dy destinacioneve të reja në qytete europiane u siguron pasagjerëve nga Tirana akses direkt me lidhjet e rrjetit botëror të Star Alliance në drejtimet Bruksel dhe Paris ndërmjet Tiranës dhe destinacioneve të reja Europian. Aktualisht, Adria Airways realizon fluturime direkte nga Tirana në Frankfurt, tre herë në javë.

Duke filluar nga data 31 mars 2015, përveç Lubjanës dhe Frankfurtit, Adria Airways do të ketë rrugët e para direkte nga Tirana në Paris dhe në Bruksel. Pas kësaj, do të vijojë të ofrojë dy fluturime në javë drejt këtyre destinacioneve (Paris- Charles de Gaulle dhe Bruksel) çdo të martë dhe të shtunë. Në këtë mënyrë, Adria Airways do të jetë e vetmja linjë ajrore që ofron fluturime direkte nga Tirana në drejtim të Parisit. Si pjesë e promovimit të dy destinacioneve të reja të fluturimeve nga Tirana, Adria Airways ka lançuar website-n e saj në gjuhën shqipe www.adria.al, duke qenë aktualisht e vetmja linjë ajrore operuese në Shqipëri që ofron shërbime në gjuhën shqipe.

Adria Airways është një rrjet i plotë shërbimi rajonal i Star Alliance duke ofruar 29 destinacione nga qendra e saj në Lubjanë dhe nga tre pika të tjera ndërmjetëse në Prishtinë, Tiranë dhe Lodz. Si pjesë e strategjisë së re, Adria Airways po vendos lidhje të reja ndërmjet qyteteve të mëdha në Evropën Perëndimore dhe Evropën Juglindore.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button