🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.10 ▲2.24%
ARI 4,423 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,185 ▲ +4.04% ETH $2,159 ▲ +5.69% XRP $1.4183 ▲ +3.52% SOL $91.8300 ▲ +7.03%
S&P 500 DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.10 ▲2.24 % ARI 4,423 ▲0.34 % S&P 500 DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.10 ▲2.24 % ARI 4,423 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Aereoporti i Jugut, ndërtimi nis në 2019

Puna për ndërtimin e aereoportit të jugut do të nisë në vitin 2019, do të kushtojë 75 milionë euro, dhe do të jepet me koncesion. Report Tv ka zbardhur draftin e strategjisë finale dhe planveprimin e Ministrisë së Transporteve për këtë sektor, i përfunduar në janar të këtij viti.

Strategjia përcakton që më vitin të përcaktohet vendi ku do ndërtohet aeroporti, si dhe kostot për blerjen e tokës. Po këtë vit do studiohen edhe mundësitë për dhënien e tij me koncesion. Paralelisht do të nisë edhe procesi i tenderimit për përzgjedhjen një kompanie që do bëjë studimin dhe dizajnimin e infrastrukturës së aeroportit.

Sipas planverpimit, në vitin 2017 duhet të ketë përfunduar përzgjedhja e kësaj kompanie, e cila në vitin 2018 duhet të ketë gati dhe projektin. Po në vitin 2018 do të nisë procesi i tenderimit për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë punimet infrastrukturore për aeroportin, si dhe blerja e tokës. Në vitin 2019 do të përzgjidhet kompania që do kryejë punimet, e cila duhet të nisë punën që këtë vit.

Vertëm pak ditë më parë Qeveria ka ndërmarrë hapin e parë konkret për ndërtimin e aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Ministrinë e Transportit dhe Autoritetin e Avicionit Civil që të kryejnë tenderimin e projektit për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin aeroportit.

Shuma e vënë në dispozicion është 30 milionë lekë. Studimi do të përcaktojë vendin se ku do të ndërtohet ky aeroport, numrin e mundshëm të udhëtarëve dhe përfitimet. I gjithë procesi do të monitorohet nga Ministria e Trasnportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.