Kronika

Afera e mashtrimit 50 mln USD/ Femra që futi në kurth shumë biznesmenë

Zbulohen detaje të reja për ngjarjen e një jave më parë në Janinë, të Greqisë ku u arrestuan 3 shtetas për tentativë mashtrimi me 50 milionë dollarë.

Gazeta greke “Ethnos” shkruan sot se truri i bandës me tre persona që tentuan të këmbenin në bankën e Janinës një çek me vlerë 50 milionë dollarë të falsifikuar, është shqiptarja nga Saranda Athina Shkurti, e cila është kapur nga policia.

Bashkë me të janë arrestuar një shtetas grek Aleksandro G., 55-vjeç nga Korfuzi dhe një tjetër sarandjot, P. Z. 60-vjeç.

Pas arrestimit, policia zbuloi se Athina Shkurti ishte person në kërkim, e dënuar me 12 vjet burg në Selanik për falsifikim dhe 18 muaj burg po në Selanik për mashtrim.

Burime të “BalkanWeb” bëjnë me dije se Shkurti dyshohet edhe për mashtrimin e shumë biznesmenëve në Sarandë, të cilëve mësohet se iu ka marrë shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni për kapjen e tyre nga policia e Janinës është bërë i mundur pas informacioneve të homologëve të Selanikut për lëvizjet e çiftit të dyshimtë nga Saranda. Çifti dyshohet se ka mbërritur në Janinë për të mashtruar të moshuarit duke u hequr si punonjës të ndërmarrjes së menaxhimit të energjisë elektrike duke marrë para për t’i shpëtuar nga mbifaturimi.

Makina e tyre ishte venë në ndjekje prej tre ditësh nga policia e Janinës, ndërsa u arrestuan në Bankën e Janinës ku ata ishin paraqitur shumë të qetë dhe e kishin justifikuar shumën e çekut si të ardhur nga një investim në Amerikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button