🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,657 ▲ +0.26% ETH $2,003 ▼ -0.11% XRP $1.3328 ▼ -0.6% SOL $82.4100 ▼ -1.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Agjencitë e vlerësimit në kritikë

0,,16575495_303,00Kur Manfred Gärtner, profesor për ekonominë në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër flet për Standard & Poor ‘s (S & P), ai nuk thotë asnjë fjalë të mirë për këtë agjenci vlerësimi. S & P nuk është në gjendje për asnjë dialog konstruktiv, nuk kupton koncepte elementare ekonomike dhe përhap “gënjeshtra”. Moritz Krämer-in, shefin e sektorit për vlerësimet në Evropë të agjencisë S & P, ai e sulmon madje personalisht: Krämer ka një “problem me seriozitetin”.

Në vitin 2012 Manfred Gärtner dhe kolegu i tij Bjërn Griesbach botuan një studim ku i akuzojnë rëndë tri agjencitë më të mëdha të vlerësimit: Standard & Poor’s, Moodys dhe Fitch. Klasifikimi i ulët i vendeve si Irlanda apo Greqia për shkak të krizës financiare, shkonte sipas studimit përtej asaj që do të ishte e justifikuar nga përkeqësimi i situatës ekonomike dhe financiare të këtyre vendeve.

Kjo shkaktoi një rreth vicioz: klasifikimi i gabuar shkatoi rënien e besimit të tregut tek boniteti i vendit, kjo çoi në rritjen e normave të interesit në një masë të mjaftueshme për të justifikuar më vonë degradimin e gabuar ose duke shkaktuar madje një degradim të mëtejshëm dhe ekzagjerimin e normave të interesit. “Në fund të një spirale të tillë mund të vijë falimentimi i një shteti fillimisht në fakt ekonomikisht dhe financiarisht mjaft të fortë” thekson Gärtner.

Gabimet e politikës?

“Politika ka fjetur gjumë për një kohë tepër të gjatë”, mendon profesor Gärtner. Tani që ekonomitë evropiane duket se e kanë kapur përsëri veten, përpjekjet për t’iu kundërvënë me diçka pushtetit të agjencive të vlerësimit po humbasin përsëri në erë.

Rreth këtyre akuzave agjencia e vlerësimit: Standard & Poor’s nuk pranoi të shprehej për Deutsche Welle-n. Megjithatë nëse do të ishte në dorën e Gärtner dhe të kolegëve të tij vlerësimi i shteteve në formën e tij aktuale duhet të ndaluara: “Unë mendoj se është e papërgjegjshme për të zvogëluar aftësinë kreditore të vendeve në një shkronjë të vetme Dhe sigurisht, nëse klasifikime të tilla që i ngjajnë leximit të filxhanit bëhen pastaj prej diletantësh, që ndonjëherë nuk i marrin gjërat me seriozitetin e duhur, atëherë e gjitha bëhet shumë kritike.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.