☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.44 ▲1.81%
ARI 4,561 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,575 ▲ +1.16% ETH $2,063 ▲ +3% XRP $1.3508 ▲ +0.99% SOL $84.0800 ▲ +1.84%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.44 ▲1.81 % ARI 4,561 ▲0.81 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.44 ▲1.81 % ARI 4,561 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

AGK: Gjykatat të emërojnë gjyqtarë/koordinator për rastet e gazetarëve

Përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës takuan të mërkurën kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ku diskutuan për trajtimin me prioritet të lëndëve gjyqësore në të cilat janë të përfshirë mediet dhe gazetarët.

 

Kryetari i bordit të AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, prezantoi para kryesuesit të KGJK-së, shqetësimet e Asociacionit për mos efikasitetin e gjykatave në zgjidhjen e lëndëve të gazetarëve në kontestin penal, po ashtu edhe në atë civil.

Hysenaj, kërkoi nga kryesuesi Idrizi që gjykatat t’i shqyrtojnë më prioritet dhe më efikasitet lëndët e medieve dhe gazetarëve, me ç’rast është kërkuar që të emërohet nga një gjyqtar apo koordinator për rastet e gazetarëve.

Përveç kësaj, përfaqësuesit e AGK-së, kërkuan nga kryesuesi i KGJK-së, që të ndikoj në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet gjykatave me përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në mënyrë që të krijohet një databazë e të gjitha rasteve të cilat janë shqyrtuar apo presin që shqyrtohen nga ana e gjykatave.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi u zotua se do të kërkoj efektivitet edhe më të madh nga ana e gjykatave për zgjidhjen e këtyre lëndëve gjyqësore. Po ashtu, kryesuesi Idrizi premtoj bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet KGJK-së, dhe AGK-së, bashkëpunim ky që, sipas tij, do të ndikoj pozitivisht në zgjidhjen sa me të shpejt të këtyre rasteve ku janë të përfshirë gazetarët.

Në fund, kryetari i bordit të AGK-së, dhe kryesuesi i KGJK-së, u dakorduan se trajtimi më prioritet dhe zgjidhja e këtyre lëndëve do të ndikonte në krijimin e një ambienti më të sigurte për punën e përditshme të gazetarëve, njëkohësisht do të kishte ndikim edhe në rritjen e profesionalizimit në medie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.