Kosova
AGK, Kuvendit: Mos i bllokoni gazetarët, ndryshe do të organizohemi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi “bllokimin” e Kuvendit për gazetarë, ku dhjetëra gazetarë nuk janë lejuar që të përcjellin nga afër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
“Pjesëtarët e sigurimit ua kanë pamundësuar gazetarëve lëvizjen nëpër hapësirat e kuvendit gjë që paraqet problem serioz për gazetarët në informimin e drejt të qytetarëve. Zhvillimet politike, çfarëdo qofshin ato nuk bënë të shtyjnë asnjë institucion që t’i bllokojë gazetarët në kryerjen e punëve të tyre”, thuhet në reagim.
Më tej, AGK thekson se ky veprim nuk bënë të përsëritet asnjëherë, ndryshe do të këtë organizim të komunitetit tonë në kundërshtimin e këtyre veprimeve.