Ekonomia

Ahmetaj: Arritëm objektivat e programit me FMN-në

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një konferencë për shtyp me misionin e FMN-së ka deklaruar se programi i përbashkët i ka arritur objektivat ekonomikë.

“Në 2016-n kemi patur një rritje prej 3.4 për qind të PBB-së. Sot kemi konsolidim të qendrueshëm fiskal”, ka deklaruar Ahmetaj.

Shefi i Financave ka theksuar se, misioni i FMN-së ka qenë një nxitës për të gjithë programin qeveritar dhe do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Shqipërinë.

“2016 ishte viti i parë i uljes së borxhit dhe në 2017-n kjo tendencë do të vazhdojë”, ka vijuar Ahmetaj. Ai ka shtuar se vazhdimi i reformave qeveritare është një domosdoshmëri.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe përfaqësuesja e FMN-së për Shqipërinë. “Reformat strukturore janë në rrugë të mbarë. Mbetemi të gatshëm të mbështesim Shqipërinë edhe në të ardhmen”, ka thënë ajo.

Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka vlerësuar se falë këtij programi borxhi publik i vendit është vendosur në një trajektore rënieje.

Gjithashtu, “perspektiva e zhvillimit të vendit mbetet pozitive dhe politika monetare do të vazhdojë të mbetet stimuluese”, ka thënë Sejko.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button