Ekonomia

Ahmetaj në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë: Nuk e kemi harruar asnjëherë moshën e tretë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ishte sot në Kavajë, për të uruar rreth 45 të moshuar të Shtëpisë së të Moshuarve me rastin e festave të fundvitit. Aktiviteti u organizua në kuadër të nismës së qeverisë #FestatDuanDashuri, nismë që ka angazhuar Ministra, deputetë, Kryetarët e Bashkive dhe personalitete të fushave të tjera, për të ndarë pak kohë dhe vëmendje me njerëzit që kanë më shumë nevojë për përkujdesje.

Në këtë prag festash, është një rast i mirë që secili të kalojë pak kohë në vende, në vatra, në shtëpi si këto që afrojnë mbështetje dhe ngrohtësi për njerëz në nevojë të moshës së tretë, dhe dua që me shumë modesti t’ju them që megjithë vështirësi ekonomike që ka kaluar vendi në dy-tre vitet e fundit, asnjëherë nuk kemi harruar të tregojmë vëmendje dhe kujdesje për moshën e tretë”, tha Ahmetaj.

Ministri foli edhe për Paketën e solidaritetit që u avancua nga qeveria pak ditë më parë.

Vetëm përpara 10 ditësh ne ndamë me ju atë që e quajtëm “Paketa e solidaritetit” për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, familjet me ndihmë ekonomike dhe të tjerë në nevojë, në formën e një shpërblimi modest por shumë të përzemërt dhe kuptimplotë. Besoj që shumëkush nga ju e ka marrë dhe sigurisht që edhe rritja e pensionit për vitin tjetër është gjithashtu shprehje e vëmendjes së madhe nga ana e qeverisë.

Sigurisht që ne kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë shumë reforma, por njerëzit që na kanë mbështetur do duhet ta shohin shpërblimin e reformave dhe qytetarët në nevojë, njerëzit në nevojë, mosha e tretë do duhet të ketë vëmendje të përditshme, në respekt të asaj që keni bërë për vendin dhe sigurisht për ne. Dhe ne, në vëmendje të asaj që do duhet të bëjmë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, përfundoi Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button