Ekonomia

Ahmetaj prezanton masat mbështetëse për bujqësinë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj prezantoi të hënën paketën me masat mbështetëse për sektorin bujqësor e blegtoral, që sipas tij, do të rrisin ndjeshëm eksportet bujqësore.

Në një konferencë për shtyp, nga ministria e Financave, Ahmetaj tha se në konsultë brenda qeverisë dhe aleatët qeverisës, u vendos hartimi i një paketë mbështetëse, përmes së cilës bëhen një sërë ndryshimesh që kanë si themel lehtësimin e punës së fermerëve, prodhuesve e grumbulluesve në sektorin e bujqësisë.

“Dua ta ritheksoj që skema e rimbursimit të fermerëve, e cila nga 6 % që ishte më parë dhe nuk funksionoi asnjëherë u bë 20 % në 2014-ën, duke mundësuar një stimul të drejtpërdrejtë për fermerët shqiptarë në funksion të zgjerimit të veprimtarisë së tyre prodhuese bujqësore e blegtorale”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, kjo skemë është konceptuar e tillë që të mos ngarkojë fermerët me barrën administrative të lëshimit të faturës, të deklarimit, të mbajtjes dhe përdorimit të kasës fiskale

. “Fermeri ka vetëm detyrimin të pajiset me NIPT, të shesë produktet e tij dhe të përfitojë 20 % kompensim TVSh”, u shpreh ministri më tej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button