Ekonomia

Ahmetaj reagon ndaj Bashës: Nëse kam udhëtuar me charter me ndonjë biznesmen, jam gati të jap dorëheqjen

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj reagoi sot ndaj deklaratave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha

“Nëse unë kam udhëtuar me charter me ndonjë biznesmen, përfshirë Suzer, jam gati të jap dorëheqjen. Le ta verifikojë Basha”, shkruan Ahmetaj në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Por, vijon ministri Ahmetaj, “nëse kjo është gënjeshtër, ti Luli çfarë bën, je gati ta shkurtosh hundën?!”

“Vazhdon kalvari i budallallëqeve të nxjerra nga goja e administratorit të opozitës. Kanë hapur luftë frontale kundër investitorëve të huaj sepse i tmerron zhvillimi ekonomik i vendit. Këta kanë interes të kundërt me rritjen ekonomike siç duket. Meqë nuk ndodhi siç parashikonin skenarin grek, tani preferojnë skenarin e Pinokut!”, thekson ministri Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button