🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,788 ▲ +0.68% ETH $2,006 ▲ +0.59% XRP $1.3340 ▼ -0.14% SOL $82.7800 ▲ +0.06%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Rrisim pagat me 40%; Braçe: Hapim 220 mijë vende pune

Është mbledhur në qytetin e Durrësit Kongresi Elektoral i Partisë Socialiste. Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste prezantuan premtimet elektorale.

Kongresin e ka hapur deputeti Erjon Braçe, i cili në fjalën e tij theksoi se ndërtimi i Shqipërisë fillon nga reforma në drejtësi.

“Shqipëria që kemi sot është një vend pa drejtësi. Reforma në drejtësi është rruga për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë për të gjithë qytetarët. Drejtësia për të hequr imunitetin e të paprekshmit për të garantuar një ekonomi të hapur dhe konkurruese.

Betejë kundër krimit, drogës dhe sekuestrimit të pasurisë së paligjshme për të shpërblyer viktimat e këtij aktiviteti kriminal. Shteti i drejtë, si një kontratë e ligjshme, qeverisje të përmbajtur. Shanset të barabarta në ekonomi dhe ndihmë familjeve në nevojë.

220 mijë vende pune është angazhimi ynë që del nga ky kongres. Ne do të luftojmë për cdo vend pune për të rinjtë.

183 mijë vende të reja punë në 4 vite dhe në fund të mandatit tjetër me 220 mijë vende të reja pune”, deklaroi ai.

Në fjalën e mbajtur, ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh i vendosur se PS do të fitojë në zgjedhjet e 18 qershorit. Ahmetaj bëri me dije se në mandatin e dytë qeverisës pagat do të rriten me 40 për qind.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto do të rritet 5. 5 %. Garantojmë uljen e borxhit publik nën 60 % të PPB.
Do rrisim pagën minimale me 30 mijë lekë”, tha Ahmetaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.