Ekonomia

Ahmetaj: Të rrisim bashkëpunimin me EBA-të

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, priti sot në një takim ministrin e Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei dhe delegacionin që e shoqëronte atë.

Pas takimit mes dy delegacioneve, ministri Ahmetaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Ahmetaj bëri me dije se me ministrin e Energjisë së EBA u diskutua mbi mundësitë e investimeve në Shqipëri si dhe për vendosjen e një linje direkte fluturimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministri Ahmetaj, takim Foto Flor Abazi (3)“Mes dy vendeve tona ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera nga pikëpamja politike. Në aspektin ekonomik, ndonëse vullneti për bashkëpunim nuk ka munguar mes dy palëve, intensiteti i shkëmbimeve ka qenë larg dhe ngelet akoma larg potencialit që të dy vendet afrojnë. Vizita e kryeministrit Rama në muajin prill në Abu Dhabi, ku u prit nga Princi i Kurorës, Lartësia e tij Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, i dha një impuls të ri marrëdhënieve ekonomike të dy vendeve përmes identifikimit të fushave dhe projekteve konkrete të bashkëpunimit me interes reciprok”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj, takim Foto Flor Abazi (2)Në të njëjtën kohë, vijoi ministri, folëm me ministrin e Energjisë së Emirateve për mundësitë e investimeve në infrastrukturë dhe në logjistike. “Ndryshimet në ligjin e koncesioneve të Partneritetit Publik Privat dhe ligji i ri i Zonave Ekonomike jep një mundësi të drejtpërdrejtë për pjesëmarrjen e sektorit privat nga Emiratet qoftë në fushën e infrastrukturës, qoftë në fushën e logjistikës”, tha ai.

Kreu i MZHETTS-së, Ahmetaj, bëri të ditur se gjatë takimit u theksua nevoja e një linje ajrore të drejtpërdrejtë nga Emiratet në Shqipëri. “Potenciali i investimeve në turizëm është edhe forcuar dhe intensifikuar me ligjin e ri për turizmin që ne sapo e kemi kaluar. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka skanuar një pjesë të tokave publike në bregdet jug të vendit, të cilat në bazë të ligjit mund të prokurohen me garë ndërkombëtare me 1 euro për 99 vjet”, u shpreh Ahmetaj.
Më tej ai duke vënë në dukje se energjia mbetet një nga sektorët më tërheqës, theksoi se “Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë një eksperiencë fantastike në fushën e menaxhimit të burimeve ujore dhe ruajtjen e vijës bregdetare, eksperiencë nga të cilat mund të përfitojmë drejtpërsëdrejti qoftë qeveri me qeveri, qoftë sektori privat”.

Ministri Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei tha se marrëdhëniet politike mes dy kombeve janë të shkëlqyera por ne duhet të përmirësojmë më tej marrëdhëniet tona ekonomike, shkëmbimet tregtare dhe investimet, për të arritur potencialin dhe mundësitë e pritshmërive nga dy vende tona.

Ministri Ahmetaj, takim Foto Flor Abazi (4) “Vendndodhja strategjike e Shqipërisë kombinon me përpjekjet e mëdha qeverisë për të përmirësuar mjedisin e investimeve dhe e bëjnë Shqipërinë një pikësynim shumë të madh për investimet e huaja në të ardhmen”, deklaroi ministri i Energjisë së EBA-ve. Sipas tij, në forumin eknomik që zhvillohet sot dhe grupit të fokusuar që do të kemi nesër në bujqësi, turizëm dhe infrastrukturë, jam i sigurt se do të identifikojmë projekte konkrete bashkëpunimit.
“Dhe marrëveshja që do të firmosim sot do të jetë një marrëveshje inkurajuese për të siguruar termat dhe kushtet e investimeve të ardhshme”, u shpreh Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei.
Ministri Ahmetaj, takim Foto Flor Abazi (1)Shifrat e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe EBA-ve janë akoma modeste. Eksporti i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike zë peshën kryesore të eksporteve shqiptare drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me 69 %. Produktet e importit janë ato të lidhura me industrinë përpunuese, materialet e ndërtimit apo lëndët kimike dhe plastike. Ajo që vlen për tu përmendur është që në 6 mujorin e parë 2015, eksportet u rritën më shumë se dyfish krahasuar me totalin e vitit 2014.

Për sa i përket investimeve të huaja, nuk ka ende kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe prezente në Shqipëri, por një kompani e mirënjohur në botë, nga Dubai, ka shprehur interes të drejtpërdrejtë dhe është në një fazë të avancuar të bisedimeve me qeverinë shqiptare për të zhvilluar një projekt madhor në infrastrukturë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button