☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.55 ▼1.81%
ARI 4,745 ▲1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,538 ▲ +3.16% ETH $2,132 ▲ +5.2% XRP $1.3508 ▲ +3.07% SOL $83.4600 ▲ +2.04%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Ahmeti i drejtohet opozitës: Nuk jemi profetët që sjellin shiu, por qeveri që përgjigjet. Ju keni vrarë protestues

Zevendeskryeministri Arben Ahmeti, deklaroi sot paradite ne parlament se: “Unë i ftoj qytetarët të mendojnë të dyja përgjigjet në 10 vitet e fundit se si qeveritë dhe mazhorancat i kanë dhënë protestave legjitime apo dhe emocionale në 20 vitet e fundit të qytetarëve. Një qeveri e dikurshme ka vrarë 4 qytetarë. Mazhoranca e sotme u tërhoq nga një marrëveshje me partnerët strategjik për pseudo armët. Ndërkohë cila është përgjigja e qeverisë 3-4 vitet e fundit? Dua ta kujtojmë dhe me shumë modesti i kujtoj qytetarët 3 momentet e vështira që po kalojmë, tërmeti, pandemia dhe lufta.

Nuk jemi në kufijtë e luftës fizike, fati jonë i madh që jemi këtu ku jemi dhe vend i NATO-s por lufta ka ardhur në shtëpitë tona. Çmimi i naftës, i nderuar parafolës, ti vetëm gënjeve sepse ngacmimi i emocioneve duke gënjyer nuk është në dinjitetin e asnjë politikani. Çmimi në 2010 ka qenë 2 mijë lekë të vjetra dhe nuk ka pasur taksë qarkullimi. Pse vjen me 2 standarde? Po në ’94 që theve embargon? Një qeveri vjen me një paketë, a është e duhur? Po. A e dini që çmimi i grurit është rritur dyfish? Në buxhet e kemi parashikuar se është pjesë e paketës për të mbështetur qytetarët. Mbështetja vetëm me diferencën e çmimit shkon gati 450 mln dollar. Sot kemi nevojë të blejmë. Sepse nuk jemi profetët që sjellin shiun. Dhe as nuk merremi me çmimin ndërkombëtar. Ndërsa qeveria nuk e ndryshoi çmimin.

Nuk është e mjaftueshme, do vazhdojmë nëse ka nevojë. Më gjeni një vend në Evropë që nuk ka rritur çmimin edhe gjatë krizës më të madhe energjetike.

Mos gënje, nuk është 2.2, as 2.6 indeksimi i pensioneve, por 3.3. Garë me të thirrura bëj sa të duash. The turp kryeministri, për çfarë? Se i drejtohet me legjitimitet qytetarëve?  Nuk jemi ujë i ndenjur, një qeveri që përgjigjet dhe një mazhorancë e mëparshme që ka vrarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.