🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.36 ▼1.39%
ARI 4,010 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $60,853 ▼ -2.92% ETH $1,618 ▼ -2.77% XRP $1.0701 ▼ -2.75% SOL $67.5400 ▼ -2.54%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.36 ▼1.39 % ARI 4,010 ▲0.03 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.36 ▼1.39 % ARI 4,010 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Ai ka shtruar tela, proces qesharak”/ Mbahet seanca në GJKKO ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës

Këtë të martë, 12 maj 2026, u mbajt seanca gjyqësore në GJKKO, në ngarkim të kryebashkiakut të Vau i Dejës, Kristian Shkreli i cili është nën akuzë për korrupsion në zgjedhje.

Dëshmitari A.L. konfirmoi se nuk e njeh kryebashkiakun dhe tregoi detyrat e tij si elektricist për linjat elektrike në fshatrat e Shkodrës.

Avokatja e Shkrelit, u shpreh se “deshmitari tela ka shtruar, ky proces po bëheq qesharak sepse kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë krim, për sa kohë u ka ofruar mbështetje banorëve për nevojat e tyre, ndërsa investimi është kryer nga OSHEE.”

Por, SPAK kundërshtoi dëshmitarin A.L.

“Dëshmitari ka dhënë tjetër deklaratë gjatë hetimit paraprak”, u shpreh prokurori Dritan Prenci.

Një tjetër dëshmitar i punësuar si elektricist pranë OSHEE tregoi se mbulonte si elektricist disa fshatra.

SPAK: A jeni ju në dijeni për ndonjë remont të këtyre linjave në fshatin Stajkë? Në maj 2026 kanë qenë zgjedhjet, a mund ta lidhni nëse keni punuar para apo pas zgjedhjeve?

Dëshmitari: S’e mbaj mend hiç. Mua më çoi shefi im Jetmir Deda për të shtruar një kabull, tetori ka qenë fillimi i punës. Aty kishte edhe vendas dhe të OSHEE, kishte edhe elektricistë të tjerë.

SPAK: Ju çfarë pune do bënit?

Dëshmitari: Do shtrija kabull.

SPAK: Çfarë problematikash kishte kjo linjë?

Dëshmitari: Nuk e di, nuk kam dijeni.

Avokatët e kryebashkiakut: Kush ju urdhëroi juve të punoni për remont në fshatin Stajkë?

Dëshmitari: J.D.

Avokatja: Kjo është rutinë?

Dëshmitari: Po, po.

Avokatja: Kristian Shkrelin a e njeh?

Dëshmitari: As e njoh, as kam folur me të.

Avokatja: Çfarë veprimesh keni bërë atë ditë?

Dëshmitari: Shtrua kabull me këmba.

Avokatja: OSHEE rajoni Shkodër a disponon mjete të tilla me vinç, fadromë?

Dëshmitari: Nuk e di, në qendër kam parë si këto mjete.

Avokatja: Duke qenë se prokurori pyet a ka shtrirë apo jo kabllin, dhe ky proces u bë me shtrirje kablli, unë s’kam pyetje tjetër për dëshmitarin.

SPAK: Kërkoj kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë së dëshmitarit K.F. sepse ai ka deklaruar ndryshe gjatë hetimeve paraprake për mjete. Ja lë në çmim gjykatës.

Kujtojmë se Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.

Nga hetimet e SPAK, është evidentuar se Shkreli ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të PSD-së, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.