☁️
Tiranë 28°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.24 ▲2.65%
ARI 4,480 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,025 ▼ -3% ETH $1,875 ▼ -5.08% XRP $1.2337 ▼ -2.36% SOL $75.0700 ▼ -4.89%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.24 ▲2.65 % ARI 4,480 ▼0.89 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.24 ▲2.65 % ARI 4,480 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

“Mbikalimi i Rinasit shembet pas sezonit veror”, ministri Karakaçi: Projekti i ri me 4 korsi

Pas mbledhjes së qeverisë, në lidhje me vendimet e marra foli edhe Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai u shpreh se do të reformohet sektori i energjisë elektrike, duke vënë theksin te energjia e gjeneruar përmes paneleve fotovoltaike.

“Njoftoj se kemi miratuar projektligjin e rregullimit të sektorit të energjisë elektrike. Ky ligj rregullon edhe kuadrin ligjor të BE-së. Ky projektligj ka disa elemente të rëndësishme, pasi e fut Shqipërinë në një koncept krejt të ri, siç është depozitimi, apo agregimi nga vetë konsumatorët. Ky sektor do të pësojë një rregullim nga e para, jemi në një fazë ku energjia fotovoltaike ka kaluar mbi 10% të totalit të prodhimit.

Projektligji ka kaluar në të gjitha fazat me grupet e interesit. Elementi i dytë është komponenti i Integrimit Europian, ku pritet të marrë edhe ndihmë financiare. Gjithashtu një vendim ishte miratimi i ndërtimit të një impianti me mbi 90 mega. Sot gjendemi në një moment kur Kaskada e Fierzës është e fikur, sepse prodhohet me energji fotovoltaike”, tha fillimisht Karakaçi.

Ministri foli edhe konfliktin mes dy kompanive në Aeroportin e Vlorës, ku njoftoi se kanë nisur edhe gjobat e para për vonesat e punimeve.

“Aeroporti i Vlorës ka një mosmarrëveshje tregtare mes dy ortakëve, që kanë ardhur vetë me anë të një marrëveshjeje bashkimi dhe kanë bërë ofertën e tyre për aeroportin. Ministria ka qenë shumë e kujdesshme gjatë komunikimeve me operatorët, sepse duhet të mbyllim projektin.

Unë i kam nisur një komunikim, duke i dhënë një afat prej vetëm 30 ditësh dhe unë jam angazhuar që nëse është e nevojshme të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje. Punimet civile kanë ecur dhe duket që jemi në përfundim, punimet kanë avancuar. Ne do të marrim masat që aeroporti të përfundojë dhe të operojë brenda afateve. Për çdo ditë dhe muaj vonesë ka penalitete dhe ne i kemi lëshuar faturat e para për vonesat përkatëse”, vijoi ai.

Në fund, Karakaçi u pyet në lidhje me punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ku u shpreh në lidhje me mbikalimet e këmbësorëve dhe planin për prishjen e mbikalimit të Rinasit me qëllim zgjerimin e tij.

“Është evidente që një mbikalim përballë një qendre tregtare po ndërtohet. Jemi krejtësisht të hapur që të ulemi dhe të shohim nëse duhen mbikalime shtesë. Kanë qenë tre mbikalime, por kanë qenë edhe të papërdorura.
Nëse duhen të tjera, të ulemi të diskutojmë, sepse mund të shtohen rrugës. Puna po ecën dhe faza pasardhëse është në punime të avancuara. Plani është se duhet të demolohet mbikalimi i Rinasit dhe të bëhet i ri me 4 korsi. Do të nisë pas sezonit veror, sepse tani ka fluks. Gjatë kësaj periudhe po punohet për segmentin te mbikalimi i Kasharit. Po punohet edhe nyjet që ndihmojnë subjektet tregtare dhe qytetarët”, tha Karakaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.