🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,650 ▼1.38%
DOW 52,523 ▼0.63%
NASDAQ 26,114 ▼2.2%
NAFTA 98.33 ▲1.21%
ARI 4,069 ▼1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,815 ▼ -2.74% ETH $2,409 ▼ -2.71% XRP $1.3242 ▼ -3.3% SOL $104.6400 ▼ -2.27%
S&P 500 7,650 ▼1.38 % DOW 52,523 ▼0.63 % NASDAQ 26,114 ▼2.2 % NAFTA 98.33 ▲1.21 % ARI 4,069 ▼1.95 % S&P 500 7,650 ▼1.38 % DOW 52,523 ▼0.63 % NASDAQ 26,114 ▼2.2 % NAFTA 98.33 ▲1.21 % ARI 4,069 ▼1.95 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Zvërneci, Berisha: Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj. Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita mbështet plotësisht investimet e huaja në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht te projekti i parashikuar në Sazan dhe Zvërnec.

Berisha theksoi se ishulli i Sazanit është pronë publike, ndërsa Zvërneci, sipas tij, përbëhet kryesisht nga prona private dhe zona të banuara.

“Prej disa ditësh është shndërruar në çështje kombëtare dhe ndërkombëtare problemi i Zvërnecit. E gjykoj të domosdoshme të paraqes dhe njëherë para jush qëndrimin tonë. Kërkoj nga ju mirëkuptimin të kthehemi dy apo tre vite më parë kur është dhënë lajmi. Që kompania ‘Affinity’ e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Trump, në atë kohë se nuk ishte në pushtet, ka treguar interes të veçantë dhe do të investojë në Sazan dhe Zvërnec, në atë kohë u tha 2 miliardë a diçka e kësaj natyre. Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë ky. Pavarësisht se ai ishte në opozitë, plotësisht dakord. Pse? Që të jemi të hapur me ju. Kam thënë vetëm një fjalë, sepse i ka paratë. Sepse thuhej që fondi Saudit, fondi Saudit i investimeve fondi Saudit, janë fondet publike të investimeve, është fond trilioner. Ai ka triliona dhe natyrisht paratë ishin. Unë arsyeja bazë pse kam thënë po, ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë. Me këtë unë absolutisht nuk kisha asnjë dyshim se Edi Rama po blinte influenca politike. Nuk dyshoja fare në këtë. Por përsëri për mua interesi kombëtar, interesi i vendit dilte mbi këtë. Dilte mbi këtë”, tha ai.

Duke folur për ishullin e Sazanit, kreu demokrat hodhi poshtë pretendimet se projekti do të dëmtojë vlerat natyrore të zonës.

“Përsa i përket ishullit, ata që qajnë, elitarët e Sazanit, ata janë një grup hipokritësh, për të cilët le të derdhin lot krokodili sa të duan, se Sazani në mënyrë absolute, se jam marrë vetë direkt edhe paraardhësi im është marrë, Fatos Nano, ia u kemi ofruar investitorëve dhe nuk është një investim i thjeshtë. Asgjë nuk prishet aty o miq. Nuk janë as brigjet as deti, është ajo bimësi e mrekullueshme në një ishull pa ujë. Bimësia është, ka një bimësi e cila do ruhet. Pra, Sazani është tokë publike. Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Është e banueshme, kanë banuar. Dakord. Pra ne mbështesim investimin e huaj”, theksoi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.