☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,714 ▼ -0.12% ETH $2,480 ▲ +0.8% XRP $1.4111 ▼ -0.09% SOL $105.7800 ▲ +2.79%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
06 Sep 2026
Breaking
Kronika

AI po e shikon migrenën si diçka më shumë se thjesht një dhimbje koke

Inteligjenca artificiale mund të ndryshojë mënyrën se si diagnostikohet dhe trajtohet migrena. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit Norvegjez, të cilët kanë përdorur të dhënat gjenetike dhe shëndetësore të më shumë se 43 mijë personave për të zbuluar shenja biologjike të sëmundjes, edhe pa analizuar simptomat e dhimbjes së kokës.

Studiuesit e Universitetit Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë përdorën metoda të mësimit makinerik për të dalluar personat me migrenë nga ata pa këtë çrregullim. Modeli më i suksesshëm arriti saktësi të konsiderueshme, ndërsa informacioni gjenetik solli vetëm një përmirësim të vogël.

Por zbulimi më interesant ishte se algoritmi identifikoi katër nëntipe të migrenës. Njëri lidhej kryesisht me meshkujt, një tjetër me dhimbjet e qafës, i treti me dhimbje muskuloskeletore, ankth dhe depresion, ndërsa i katërti i ngjante migrenës klasike, shpesh me aura.

Studiuesit thonë se këto rezultate forcojnë idenë se migrena mund të mos jetë një sëmundje e vetme, por një grup çrregullimesh me baza të ndryshme biologjike.

Sipas tyre, në të ardhmen inteligjenca artificiale mund të ndihmojë mjekët të vendosin diagnozën më saktë dhe, mbi të gjitha, të parashikojnë cili trajtim funksionon më mirë për secilin pacient, duke reduktuar provat dhe gabimet në terapi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.