“Liria punon”, por duhen dhe 6 milionë dollarë!
Nga Mero Baze
Është një anekdotë popullore që tregohet pak a shumë kështu:
Një hoxhë kishte një fqinj shumë të bezdisshëm, i cili çdo ditë hipte në çati dhe bënte një zhurmë të padurueshme. Banorët iu ankuan hoxhës, ndërsa ai u premtoi:
— Mos kini merak, do ta mallkoj dhe Zoti do ta dënojë.
Të nesërmen, sapo fqinji hipi përsëri në çati dhe nisi zhurmën, hoxha doli në oborr, ngriti duart nga qielli dhe filloi ta mallkonte:
— O Zot, rrëzoje këtë njeri që nuk na lë të qetë!
Në atë çast, njëri prej të pranishmëve iu afrua fshehurazi fqinjit, i dha një të shtyrë dhe ai ra nga çatia e vdiq.
Hoxha, kur e pa, tha:
— E gjeti nga Zoti, por iu desh edhe një e shtyrë nga robi!
Pak a shumë kjo ilustron udhëtimim e Sali Berishës me një vizë 6 milionë dollarë drejt SHBA dhe deklaratën e tij komike “Liria punon” e cila ja atribom vizën betejës së Berishës për të marrë vizën në emër të lirisë. Shprehja e sakt në fakt është “Liria punon” por duheshin dhe 6 miliomë dollarë.
Kjo është ngjarja më e madhe komike që ka prodhuar një atraksion korruptiv në Shqipëri. Zakonisht shqiptarët revoltohen nga korrupsioni. Revoltohen kur dikush blen një makinë të re, kur bën një investim, kur çon fëmijët në shkolla të shtrenjta e çfarëdo gjëjeqë shumica nuk e arrin dot. Në të gjitha rastet ka një akuzë të gatshme për korrupsionin po arrite standarde të tilla, pavarësisht se mund të jesh biznesmen apo i suksesshëm në punët e tuaja.
Kur je politikan natyrisht kjo gjë shumëfishohet se janë brenda dhe legjendat urbane.
I vetmi rast kur një akt korruptiv ka marrë pamje komike në Shqipëri është fakti që Sali Berisha isanksionuar “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë nga SHBA, blen një vizë 6 milionë euro për të përdorur klauzolën përjashtuese për të shkelur në SHBA, pavarësisht se do të vazhdojë të jetë non grata.
Kjo histori, që në një vend normal do përjetohej si një fyerje për SHBA dhe shqiptarët, në Shqipëri ështëmarrë si një ngjarje komike. Të gjitha reagimet ndaj udhëtimit “triumfal” drejt SHBA janë të shoqëruarame humor dhe tallje për një 82-vjeçar, që para disa vitesh thoshte se nuk shkoj dot në SHBA se jam plak dhe tani, pasi bleu një vizë 6 milionë dollarë, të deklaruara pa llogaritur të tjerat në dorë, po përpiqet ta përjetojë si triumf të tij ndaj SHBA.
Por ndërsa e përjetojnë si diçka komike për Berishën, shqiptarët nuk e përjetojnë kështu për SHBA. Ana e errët e këtij reagimi është se tani shumë shqiptarë e shikojnë si tragjike faktin që SHBA e mban Sali Berishën të sanksionuar “non grata”, duke mos e hequr ndëshkimin politik që i ka dhënë, por nga ana tjetër dëshmon se nëse paguan 6 milionë dollarë mund të marrësh një vizë për të gënjyer elektoratin tënd që mund të udhëtosh në SHBA. Kjo e çmitizon në mënyrë tragjike mitin e shqiptarëve për SHBA, për antikorrupsionin dhe standardet e demokracisë për të cilat po SHBA mban të sanksionuar Sali Berishën.
Dhe nuk bëhet fjalë se i bëhet ndonjë nder Berishës. Berisha nuk votohet më kurrë nga shqiptarët, por bashkë me të do të jetë e vështirë të merren më seriozisht sanksionet amerikane ndaj politikanëve dhe biznesmenëve të tjerë shqiptarë. Sali Berisha është i vetmi i sanksionuar politikisht nga Departamenti i Shtetit, dhe jo nga Departamenti i Thesarit siç janë sanksionuar biznesmenë e politikanë të tjerë si Doshi, Rakipi, Dako, Ndroqi etj. Ata dhe teorikisht kanë shanse t’u hiqet non grata pas ndonjë kohe të caktuar. Vetëm Sali Berisha ka një sanksion politik që nuk i hiqet kurrë, ose së paku deri tani nuk i është hequr asnjërit.
Ky triumfalizmi i tij që ka blerë një vizë 6 milionë dollarë për ta mposhtur sanksionin “non grata” ka çliruar tërësisht çdo kënd që mund të përballet me sanksione të tilla.
SHBA ka humbur në këtë rast në Shqipëri fuqinë e një mekanizmi turpërues para shqiptarëve.
Triumfalizmi teatral i Sali Berishës dhe shpurës së tij, jo vetëm që provon se Sali Berisha është një politikan nga më të korruptuarit në vend që përdor paratë e korrupsionit për të blerë sanksionet ndaj tij po për korrupsiom, por zhbën dhe fuqinë e sanksioneve ndaj tij, të cilat për hir të së vërtetës ai i shfryu fillimisht brenda partisë së vet, duke i bërë ato të pavlefshme dhe të padobishme.
Kështu që, përveç humorit me të cilin shqiptarët po shoqërojnë vizitën e tij që i ngjan filmit “Koncert në vitin 1936” në SHBA, me po aq tragjizëm është shfryrë dhe miti amerikan mbi kontrollin ndaj politikanëvetë korruptuar dhe minuesve të demokracisë në Shqipëri.
Tani ka një çmim për vizë për të gjithë. Nuk ka rëndësi nëse në të ardhmen do rritet apo do ulet.
Është tragjike që një i sanksionuar për mimim të.demokracisë dhe korrupsion madhor, viziton SHBA si ngadhënjyes ndaj SHBA, edhe pse dosja e tij në zyrat e shtetit amerikan fillon e mbushet që nga viti 1994, minues i demokracisë dhe zgjedhjeve në vitin 1996, duke qenë një nga 10 armiqtë e shtypit në botë në vitin 1997, bashkëpunëtor i Al-Qaedas më 1998, kundërshtar i politikës amerikane për Kosovën më 1999, i izoluar i madh i SHBA në vitin 2000, e më pas i akuzuar për historinë korruptive tragjike të Gërdecit të djalit të tij që varrosi të gjallë 26 shqiptarë, vrasjet live të tij më 21 Janar, dhe korrupsionin e familjes së tij në pushtet deri në vitin 2013 që sillej si pronare e Shqipërisë.
Pas gjithë këtyre që ka bërë, ai mbetet “non grata” zyrtarisht në SHBA dhe faqen e Departamentit të Shtetit, por në të njëjtën kohë dhe blerës i një vize prej 6 milionë dollarë, që tregon se vërtet “liria punon”, por duhen dhe 6 milionë dollarë. Më së paku!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.