☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

AIDA: 3 vitet e fundit dominojnë investimet nga Holanda, Zvicra, Italia dhe Turqia

AIDA është Agjencia Shtetërore që merret me promovimin e Shqipërisë si një destinacion investimesh dhe tërheqjen e këtyre investimeve të huaja në vend.

Gjatë prezantimit të të dhënave të kësaj agjencie për vitin 2022, përfaqësuesja e AIDA-s, Sara Zotaj tha se “edhe pse do të duhet të presim të dhënat e fundit për gjithë vitin, për t’i krahasuar me vitin e mëparshëm në mënyrë që të flitet konkretisht, megjithatë shikohet se ka një trend pozitiv në krahasim me vitet e mëparshme”.

“Sektorët kryesorë, të cilët mbajnë peshën më të madhe në stokun dhe fluksin e investimeve në Shqipëri janë sektori i energjisë, i cili ka një ndikim shumë të madh, dhe ne presim që të kemi zhvillime në këtë sektor edhe në vitin 2023, kjo duke marrë në konsideratë dhe krizën energjitike që po ndodh në botë. Shqipëria është e bekuar me kushte të favorshme klimaterike, të cilat mundësojnë investime në sektorēt e energjisë së rinovueshme, kryesisht në sektorin e energjisë së rinovueshme diellore”, tha Zotaj, përgjegjëse e Sektorit të Investimeve dhe Aftercare në AIDA.

 Për tre vitet e fundit, investimet e huaja dominohen kryesisht nga Holanda, Zvicra, Italia dhe Turqia. “Për 6-mujorin e parë, në terma të fluksit të investimeve Italia mban vendin e parë”, tha Zotaj, duke shtuar se duhet të priten të dhënat e tjera për të parë si ndryshon renditja e shteteve, megjithatë vendet e lartpërmenduara janë shtetet që kanë impaktin më të madh në terma të fluksit dhe stokut të investimeve në Shqipëri.

 “Në 2016, ka hyrë në fuqi një ligj që synon të promovojë investimet strategjike në Shqipëri, dhe disa nga masat mbështetëse, të cilat parashikohen nga legjislacioni synojnë që ta paraqesin Shqipërinë si një destinacion atraktiv investimesh dhe në secilin sektor masat mbështetëse të cilat janë në fuqi janë eficiente dhe tërheqëse për investitorët e huaj. Për secilin sektor ka masa mbështetëse në terma të mbështetjes fiskale, qoftë edhe administrative, të cilat janë shumë të rëndësishme për investitorët, duke e bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës, dhe shpresuar që këto masa mbështetëse të vijojnë të jenë atraktive për të tërheqjen e më shumë investitorëve të huaj”, theksoi ajo në konferencën që zhvilloi në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.