Ekonomia

AIDA publikon botimin “Legjislacioni mbi investimet strategjike”

“Legjislacioni mbi investimet strategjike” është publikimi më i fundit i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Ky publikim është realizuar në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ Albania.

Legjislacioni i posaçëm për investimet strategjike synon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve strategjike. Objektivat e këtij legjislacioni janë të lidhura me zhvillimin e ekonomik të vendit, punësimin dhe zhvillimin e rajoneve.

Për këtë qëllim, legjislacioni u ofron investitorëve strategjike mekanizma nxitës dhe mbështetës, duke i konsideruar këto investime si prioritare dhe duke u garantuar një sërë masash, shërbimesh
dhe lehtësi administrative Shqipëria ofron çmime relativisht të ulëta në tregun e pasurive të patundshme në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke u bere fokusi i investitorëve të huaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button