Te ndryshme

Ajri i kondicionuar në zyrë, një formë seksizmi?

Ajri i freskët nëpër zyra konsiderohet si një formë e seksizmit. Arsyeja? Temperatura e trupit e femrave është më e ulët se sa ajo e meshkujve dhe për këtë fakt ato ndiejnë këmbët dhe duart të ftohta gjatë gjithë ditës së punës

Në zyrë ndodh shpesh që, me temperaturat shumë të larta të ditëve të fundit, të përdoret kondicioneri për ta bërë punën më pak të lodhshme. Por ndonjëherë, ambienti i punës bëhet aq i ftohtë, sa është e nevojshme të përdoret një shall veror ose një xhaketë e hollë për të shmangur ftohjen.

Ato që e kanë më shumë problem një situatë të tillë janë femrat, të cilat i ndiejnë shumë të ftohta këmbët dhe duart gjatë orarit të punës, ndërsa për meshkujt, një temperaturë që për to është e ftohtë për ta është optimale duke qenë se vishen më shumë (çorapet, këpucët, këmisha).

Mund të thuhet se përdorimi i ajrit të kondicionuar nëpër zyra, është një formë seksizmi.

Askush nuk shqetësohet në fakt për problemet që ajri i ftohtë mund t’u shkaktojë femrave, të cilat duhet të marrin nga shtëpia një xhaketë, shall apo ndonjë triko të hollë.

E vetmja gjë që ka rëndësi është se meshkujt arrijnë të punojnë me një temperaturë si në ëndërr.

Janë me miliona femrat të cilat “luftojnë” çdo ditë përdorimin e ajrit të kondicionuar nëpër zyra me foto të shumta të postuara në Tëitter nëpërmjet të cilave tregojnë mënyrën se si duhet të vishen për të shmangur qafën e ngrirë, lëkurën e thatë apo sëmundje të tjera të bezdisshme.

Problemi është provuar edhe shkencërisht

Në vitin 1998, një studim i kryer në Universitetin Utah zbuloi se femrat kanë një temperaturë trupi më të ulët se sa ajo e meshkujve. Këta të fundit arrijnë në fakt ta përballojnë më mirë nxehtësinë.

Janë disa femra që kanë një strukturë trupi të ngjashme me atë të meshkujve, ndaj dhe ndihen të plotësuara kur jashtë temperatura është deri në 40 dhe në punë shumë më pak.

Në çdo rast, temperatura është një faktor që ndikon rezultatet e punës së arritur, ndaj ajo duhet të mbahet nën kontroll nga personat profesionistë, të cilët merren me menaxhimin e sistemit të kondicionimit të zyrave.

Por çfarë është seksizmi?

Seksizmi konsiderohet si një mënyrë diskriminimi midis qenieve njerëzore. Seksizmi mund të manifestohet në disa bindje diskriminuese, të cilat mund të jenë maskiliste ose feministe. Disa raste të tilla mund të jenë:

-superioriteti i një seksi ndaj tjetrit

-vlera më e madhe e një seksi ndaj tjetrit

-urrejtja ndaj seksit femër

-urrejtja ndaj seksit mashkull

-paragjykimi i disa veprimeve në bazë të seksit

Shembuj të tjerë të seksizmit në punë me të cilin përballet ende gjinia femërore janë:

  1. Shpesh femrave në punë i caktojnë të bëjnë lajmërimet e ndryshme në telefon, u ngarkohet të caktojnë mbledhjet, dhe të merren me shkresa. Pra në punë atyre u jepet roli i “nënës” (pa marrë parasysh pozitën) dhe në këtë mënyrë u bie barrë të kryejnë punë të ndryshme administrative.
  2. Prej femrave, pritet të mbajnë shënime në mbledhje. Përveçse u merret koha e vlefshme, marrja e shënimeve gjatë mbledhjeve mund t’u shkaktojë grave edhe humbjen e disa mundësive.
  3. Femrave u kërkohet ende që të shërbejnë kafetë ose pijet e ndryshme, pra atyre në punë u jepen shpeshherë edhe punë personale. Kjo është një situatë shumë delikate.
  4. Prej femrave pritet që t’i mbikëqyrin njerëzit e rinj për t’iu asistuar kolegëve. Dhe nëse ato nuk e bëjnë, dënohen.
  5. Prej femrave pritet që të sjellin ëmbëlsira për ditëlindjen e ndonjë kolegu, të porositin ushqim për zyrë dhe të organizojnë festa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button