Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (10 shtator) në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të Kashtbardhës, ku janë përfshirë tre automjete.
Dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur kokë më kokë kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas dëshmisë së drejtueses së një automjeti tip “Fiat”, një mjet tip “Benz” po e parakalonte në korsinë në drejtim të Lushnjës. Pasi e ka fshirë automjetin “Fiat”, “Benz”-i është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Ford”, i cili ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Lushnjës, të cilët kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin rrugor.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.