Aksident në Fushë Krujë-Vorë, trajleri përplaset me një makinë, 3 të plagosur
Tre persona janë plagosur rëndë mesditën e sotme, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë, ku një trajler me targë AA316IM, është përplasur me një automjet tip “Volkswagen Sharan” më targë AA985IP.
Mësohet se të gjithë të plagosurit, të cilët udhëtonin në automjetin tip “Sharan”, janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur ngjarjen. Sipas hetimeve të para, dyshohet se drejtuesi i trajlerit ka humbur vëmendjen dhe ka goditur nga pas automjetin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.