☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Aksidenti tragjik, vdesin 10 kosovarë / Kroaci, përmbyset autobusi, 45 të plagosur! Shkak përgjumja e shoferit

10 qytetarë nga Kosova humbën jetën sot në një aksident tragjik rreth orës 6 të mëngjesit në autostradën Slavonski Brod në Kroaci.
Autobusi me të cili ata udhëtonin i linjës Frankfurt Prishtinë doli nga rruga dhe i morri jetën 10 prej 60 pasagjerëve që ishin duke udhëtuar, duke lënë të paktën edhe 30 të plagosur.

Në pamjet e para të publikuara në media kroate, duket autobusi i dalë jashtë rruge dhe i shkatërruar ndërsa ekipet e shpëtimit kërkonin për pasagjerët.

Një polici nga vendngjarja tha se ky ishte aksidenti më i rëndë që ai ka parë

Menjëherë pas lajmit tragjik , kryeministri i Kroacisë reagoi duke thënë se ai është i gatshëm të ndihmojë cdo familje dhe është pranë autoriteteve kosovare për cdo gjë.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për aksidentin e tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros.

Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur.

Ndërkohë kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani në reagimet e para  për ngjarjen shprehën ngushëllimet dhe uruan që të ketë sa më pak viktima.

 Drejt vendit të ngjarjes ishte nisur dhe ministri i punëve të brendshme, ambasadori i Kosovës në Zagreb si dhe deputetja e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.