☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.30 ▲0.2%
ARI 4,136 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,323 ▲ +2.39% ETH $2,413 ▲ +3.93% XRP $1.3153 ▲ +2.71% SOL $96.4900 ▲ +3.6%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

BUKURESHT – Rumania shkatërron një dron detar pranë projektit të gazit, akuzon Rusinë

BUKURESHT, 20 gusht /ATSH – ANSA/ – Një avion luftarak rumun F-16 shkatërroi të enjten një dron detar disa qindra metra larg projektit të gazit Neptun Deep, në Detin e Zi.

Rumania, vend anëtar i NATO-s dhe fqinj me Ukrainën, e akuzoi Rusinë për incidentin.
Droni ishte “i ngarkuar me eksplozivë” dhe nuk vinte nga Ukraina, sqaroi ministri rumun i Mbrojtjes, Radu Miruță, në Facebook.

“Dënoj fuqishëm përshkallëzimin e këtyre incidenteve të papërgjegjshme nga ana e Federatës Ruse”, deklaroi presidenti rumun Nicușor Dan në X.

Ai e cilësoi ndërhyrjen e së enjtes si një “garë kundër kohës” për të mbrojtur jetën e personave që punojnë në platformën në det të hapur.

Sipas qeverisë rumune, aktualisht në projektin Neptun Deep punojnë qindra persona, ndërsa prodhimi pritet të nisë në vitin 2027.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi atë që e cilësoi si një fushatë të “luftës hibride” kundër Bashkimit Evropian.

“Po zhvillohet një fushatë kërcënimesh që po intensifikohet, e cila shqetëson qytetarët tanë dhe synon të përçajë Bashkimin tonë”, deklaroi von der Leyen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.