Kronika

Aksidentohet makina e deputetit Ben Blushi

Makina e deputetit socialist Ben Blushi, me targa “TR 0611 L” është aksidentuar pak më parë në aksin nacional Pogradec Qafë-Thanë. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Lin në Pogradec.

Në makinën e e tipit “Volkswagen Touareg” nuk ka qenë deputeti Ben Blushi, por dy persona të tjerë, të cilët janë aksidentuar me një makinë tjetër. Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz përveç dëmeve materiale.

Të njëjtat burime thanë se specialistët e sektorit të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë matjet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button