Kronika

AKU masa për 161 biznese, bllokohen produkte të skaduara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për garantimin e sigurisë ushqimore.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Dritan Sejko, brenda dy javëve janë kryer 1200 inspektime në 12 qarqet vendit.

Nga këto inspektime ka rezultuar se 161 subjekte nuk plotësonin kushtet dhe ndaj tyre është marrë masa ‘Gjobë’ dhe ‘Paralajmërim’.

Inspektimet janë kryer në subjekte ku tregtohen produkte mishi dhe nënproduktet e tij, në baxho dhe në subjekte ku tregtohet qumështi dhe nënproduktet e tij, në markete, supermarkete, restorante etj.

Gjithashtu në fokus të inspektimeve ishin edhe produktet ushqimore të cilat tregtohen pasi u kalon afati i skadencës.

Në të gjitha rastet e konstatuara inspektorët e AKU-së kanë bërë bllokimin e mallit dhe asgjësimin e tij.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të kontrollojnë në çdo rast datën e skadencës.

AKU do të vijojë të marrë masa ndaj atyre subjekteve që shesin ushqime pasi u ka kaluar afati i skadencës.

Po kështu në Qarkun e Fierit janë bllokuar 16 ton ushqim për kafshë. Ky ushqim për kafshë kishte kalur afatin e skadencës dhe AKU bëri bllokimin dhe asgjësimin e kësaj sasie. Gjithashtu ndaj subjektit u mora masa ‘Gjobë’.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u kërkon qytetarëve që të denoncojnë në çdo rast abuzimet me ushqimet, në mënyrë që të merren masa të menjëhershme ndaj çdo subjekti. Denoncimet mund të bëhen në portalin ‘AKU Inspektori Dixhital’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button